Ne pritje te zbatimit te marreveshjes per vulat doganore

Qeveria e Kosoves eshte e vendosur qe me daten 16 shtator te filloje se zbatuari marreveshja per vulat doganore e cila u arrit ne fillim te shtatorit ndermjet Kosoves dhe Serbise. Me kete do te shenohej edhe fundi i vendimit te qeverise per ndalimin e mallrave serbe qe te hyjne ne territorin e Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci thote se doganieret e Kosoves do te vendosen ne pikat 1 dhe 31 dhe me kete do te shenohet edhe fillimi i funksionimit te doganave ne keto dy pika kufitare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thaci me 16 shtator te filloje se zbatuari marreveshja per vulat doganore
Qeveria e Kosoves e ka agjenden e vet. Agjende kjo qe eshte ne drejtim te forcimit te shtetit ndaljes se plote te kontrabandes. Gjithashtu e theksoj per vendosjen e kontrollit te plote te kufirit shteteror ne mes Kosoves dhe Serbise. Doganieret e Kosoves do te jene edhe ne pikat 1 dhe 31 dhe do te jene udheheqes te doganes. Gjithashtu edhe policia e Kosoves do te emerohet nga organet kompetente tha kryeministri Thaci ne mbledhjen e fundit te qeverise.
Akoma e paqarte se si do te kalojne mallrat e Kosoves ne Serbi
Mirepo megjithe arritjen e marreveshjes per vulat doganore akoma eshte e paqarte sesi do te kalojne mallrat e Kosoves ne Serbi per faktin qe pos vules ku shkruan Dogana e Kosoves ne dokumentet percjellese te mallit shkruan edhe origjina e mallit dhe ajo eshte Republika e Kosoves. Ministrja e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari-Lila thote per progamin tone se kushtet per qarkullimin e mallrave duhet te jene te njjta si per Kosoven ashtu edhe per Serbine.
Kur behet miratimi i levizjes se lire dhe i hyrjes ne funksion te marreveshjes se dale nga dialogu Prishtine- Beograd atehere kjo do te shkoje me te gjithe dokumentacionin percjelles qe zakonisht i percjellin mallrat kur e leshojne vendin e origjines thote ministrja Mimoza Kusari-Lila.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja e Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari Lila
Pendryshe vlen masa e reciprocitetit.
Ministrja Kusari-Lila thote se qeveria e Kosoves eshte e vendosur qe qarkullimi i mallrave ndermjet Kosoves dhe Serbise te behet ne kushte te njejta sepse ne te kunderten sipas saj akoma vlen masa e reciprocitetit.
Nese shohim probleme te cilat vendosen apo zbatohen nga pala serbe atehere edhe ne nuk mund te lejojme qarkullimin e njeanshem te mallrave vetem nga Serbia per ne Kosove por do ta parandalojme kete dukuri e cila ka mbizoteruar ne keto tri vitet e fundit thote ministrja Kusari-Lila.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i delegacionit serb ne dialogun Kosove-Serbi Borko Stefanovic
Me fillimin e zbatimit te marreveshjes per vulat doganore Kosove-Serbi prape se prape mallrat qe hyjne nga Serbia ne Kosove sipas pales kosovare nuk do te zhdoganohen ne pikat kufitare me Serbine 1 dhe 31. Kamioneve me mallra qe hyjne ne Kosove ne keto pika kufitare do tu ndalet dokumentacioni per mallin ndersa zhdoganimi do te behet ne terminalin doganor te Kosoves qe gjendet ne qytetin e Mitrovices.
Beogradi zyrtar kundershton pranine e doganiereve dhe policeve kufitare te Kosoves
Sidoqofte kete te premte sipas kryeministrit Hashim Thaci doganieret dhe policia e Kosoves do te vendosen ne dy pikat kufitare me Serbine. Mirepo mediat lokale serbe citojne shefin e delegacionit serb ne dialogun Kosove-Serbi Borko Stefanovic i cili thote se kjo duhet ndaluar. Ai thote se nese ndodh kjo mund te kete probleme per faktin qe sipas tij qytetaret serbe te pjeses veriore te Kosoves do te organizojne rezistence. Edhe perfaqesuesit lokale te serbeve te veriut kane kundershtuar vendosjen e doganiereve kosovare ne pikat kufitare me Serbine dhe kane paralajmeruar veprime ne kundershtim te perpjekjeve per zbatimin e marreveshjes per vulat doganore Kosove-Serbi.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica
160