E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Papandreut perballe sfides se reformave strukturore


Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te partise se tij PASOK diten e hene kryeministri grek Jorgos Papandreu u kujtoi deputeteve detyren patriotike te mbeshtetjes se kursit qeveritar si te vetmen alternative per shpetimin e vendit dhe deshtimin e planeve te160 spekulatoreve te tregjeve financiare. shte obligimi yne ti japim gjithe atyre nje pegjigje160 kombetare derrmuese te pergenjeshtrojme skenaret e hapura dhe te fshehta te falimentimit te vendit tha Papandreu. Te njejtin apel por edhe vendosmerine e tij per ti ndryshuar te gjitha dhe per te mbajtur vendin ne eurozone kishte drejtuar me pare Papandreu ne Selanik ku u gjend per inagurimin e Ekspozites Nderkombetare dhe iu rezervua nje pritje e ngrohte me cunamin e protestave antiqeveritare.160Jemi te vendosur njezeri te ecim perpara te mbrojme marreveshjen e korrikut qe i jep siguri vendit tha kryeministri grek i cili kishte thirrur me pare urgjentisht keshillin e ministrave ku u muar vendimi per tatim te jashtezakonshem te cdo metri te ndertuar te pasurise se patundshme qe do te reduktoje deficitin buxhetor me rreth 2 miliarde euro.

Masa te ndermarra nen presionin e troikes dhe pa konsensus social

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qeveria Papandreu humbet perdite e me teper nga kapitali i mbeshtetjes se duhur sociale

Masa e karakterit tatimor si deshmi vendosmerie eshte e vertete se frenoi perkohesisht skenaret e falimentimit te Greqise daljen e saj nga eurozona dhe kthimin te dhrahmia qe kete fundjave njohen nje hov te papare. Ajo mund te kete bindur disi edhe troiken se me presion greket i kryejne detyrat e shtepise qofte dhe ne momentin e fundit e cila dergoi sinjal se behet gati te disbursoje transhin e 6-te prej 8 miliarde eurosh te paketes se ndihmes muajin e ardhshem. Por qeveria humbet perdite e me teper nga kapitali i mbeshtetjes se duhur sociale aq te nevojshme per ndermarrjen e masave te tjera shtrenguese qe Papandreu vete nuk i perjashtoi ne qofte se nuk permbushen angazhimet. Qeveria ka humbur cdo loj kredibiliteti vete Papandreu nuk mund te bind as veten e vet se pas nje jave nuk do te detyrohet te shpalle masa akoma me te rrepta deklaroi kreu i partise se majte SIRIZA Aleksis Cipras. Nente ne cdo dhjete greke sipas nje anketimi te fundit nuk i besojne me qeverise.

Qeveria rishpall reformimin e sektorit publik qe mbetet i semuri kryesor

Me shume se masat tatimore apo shkurtimet e pagave dhe pensioneve160 qe kane pergjysmuar te ardhurat e qytetareve dhe kane hedhur ekonomine ne recesion eshte ngurrimi i qeverise ne ndermarjen e reformave strukturore pa te cilat nuk do te kete kycje te marreveshjes historike te 21 korrikut qe garanton paketen e ndihmes prej 209 miliarde eurosh. Qeveria akuzohet se humbi kohe te vyer pasi u desh te pershkoje gjymen e mandatit te saj dhe te gjendet me lakun ne fyt per vazhdimin e financimit qe te shpalle te marten e kaluar paketen e reformave me riorganizim organizmash publike sistem unik pagash dhe punonjesish ne dispozicion qe do ti160 kursejne 1.2 miliarde euro. Gjithashtu shkurtime investimesh publike prej 950 milione euro por edhe privatizime brenda vitit organizmash te medha si aeroportet dhe korporata elektrike prej 5 miliarde eurosh. Ne shenjester eshte vene sektori publik qe konsiderohet i semuri kryesor i ekonomise. Kemi nje sektor publik te stermadh qe e paguan shumica e popullit grek se nga taksat e tij dhe kredite paguhet deklaroi ministri i Shendetesise Andreas Lloverdhos qe nuk degjoi nga kundershtaret e tij politike por edhe sindikalistet per deklaraten e tij se 1 milion nepunesish shteterore telendisin 10 milione qytetare te tjere.160

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Publicisti grek Tasos Papas

Kreditoret me te drejte kane ndjesine se po i mashtrojme

Vete shoqeria greke ngjan kontradiktore. E di se me kete shtet te stermadh nuk ecet dhe se omelete nuk behet pa thyer veze por i kundershton si antikushtetuese lirimet nga puna p.sh. te nepunesve shteterore. Te gjithe i duam ndryshimet por kur ato kane te bejne me mikroboten tone jane te dhimbshme dhe na heqin rehatin i kundershtojme. Duam ndryshime per te tjeret i thote DW publicisti grek Tasos Papas i cili shprehet skeptik per suksesin e masave te shpallura nga ministri i Financave dhe nenkryetari i qeverise Evangjallos Venizellos. Sipas tij jane masa qe jane shpallur dhe me pare dhe me te drejte kreditoret tane kane ndjesine se po i mashtrojme. Por ne ckushte dhe premisa mund te gjejne zbatim Ne qofte se kishte nje ndarje te drejte te barres ne qofte se qytetaret qe ngrene peshen e taksave verenin se paguajne edhe ata qe spaguajne deri me sot ne qofte se qeveria dhe sistemi politik krijonin ndjesine e shpreses dhe perspektives se daljes se shpejte nga kriza thote publicisti grek.

Zgjedhjet e parakohshme mund te ishin nje zgjidhje

Gjerat sipas analisteve politike si Dhimitris Ciodras jane shume me te komplikuara pasi konstatohet deficit besimi tek vete pushtetaret per rrugen e ndjekur. Besoj se as do as mund te realizoje keto reforma te thella qeveria. shte me i sinqerte vellai i kryeministrit Nikos Papandreu kur del dhe thote ate qe beson nje pjese e madhe e keshillit te ministrave dhe grupit parlamentar te PASOK-ut se ate politike nuk e besojme thjesht160 na imponohet ndaj e zbatojme. Sipas tij nuk mund te na ndryshojne ata qe jane mesuar te bejne gjera te tjera qe na sollen ne kete faze dhe vazhdojne te njejtin avaz.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Papandreu bashke me falimentimin pergenjeshtroi edhe zgjedhjet e parakohshme duke u shprehur edhe nje here kategorik se do te mbahen ne vitin 2013 ne fund te mandatit. Por nuk mund te minimizohet rreziku i nje aksidenti politik ose i nje akti spontan deputetesh te caktuar qe do te diferencohen ne nje moment thote Tasos Papas qe nuk pajtohet me retoriken qeveritare se zgjedhjet jane katastrofe. Do te ishin nje zgjidhje zgjedhjet e parakohshme thote Tasos duke shenuar se tani se fundi per to nuk eshte aq negative edhe troika. Tek e fundit do ti jepet edhe nje pergjigje pyetjes munduese nese eshte me mire te mbetemi me nje qeveri inkoseguente qe nuk mund te kontrolloje situaten dhe con ne dekadencen e ekonomise dhe shoqerise apo te kemi nje qeveri te re. Qe mund te mos jete njepartiake por ikumenike e nje koalicioni te madh PASOK-Demokraci e Re qe ngjan edhe skenari me i mundshem.160

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›