Serbet lejojne kalimin e trupave te KFOR-it

Rreth 15 automjete te KFOR-it kaluan bllokaden e rruges ne komunen e Zvecanit te shoqeruar nga policia serbe njoftuan politikane serbe. Nje nate me pare rreth 20 automjete te KFOR-it ishin penguar te kalonin. Atyre iu desh te ktheheshin ne bazen e tyre. Me protestat serbet duan te parandalojne qe qeveria e Kosoves te marre nen kontroll kalimet kufitare Jarinje dhe Brnjak te kontrolluara deri tani prej tyre.
Serbia mobilizon opinionin publik nderkombetar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti serb Boris Tadic
Serbia ngre zrin kunder planeve te qeverise se Kosoves per te zgjeruar ndikimin edhe ne veriun e vendit te banuar nga serbet. Serbia nuk do ta pranoje nje gje te tille nen cfaredo presioni qofte tha presidenti serb Boris Tadic te marten ne Beograd. Perfaqesuesit nderkombetare qe luajne me paqen nuk mund ti kuptoj. Ky eshte kulmi i papergjegjesise kritikoi Tadic duke aluduar ne mbeshtetjen e planeve te Prishtines nga jashte. KFOR-i nuk duhet te behet sherbim transporti per te ashtuquajturit doganiere shqiptare nga Prishtina. Ai i referohej njoftimeve qe KFOR-i dhe EULEX-i do te sjellin doganieret dhe policet kufitare nga Prishtina ne dy kalimet kufitare Jarinje dhe Brnjak.
Edhe zevendeskryeministri Ivica Dacic paralajmeroi per nje eksod biblik te bashkekombasve te tij nga Kosova. Une nuk e kuptoj se perse disa njerez nuk e kuptojne qe kjo mund te coje ne konflikte edhe me te medha tha ai. Ai kritikoi ne kete kuader Uashingtonin Brukselin dhe Berlinin qe qendrojne prapa planeve te qeverise se Kosoves per te vendosur veriun e Kosoves nen kontrollin e saj. Sipas njoftimeve te shtypit te se martes qeveria e Serbise i eshte drejtuar edhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon.
Autori Angelina Verbica
Redaktoi Mimoza Kelmendi
160