E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në propozime përfshihen edhe Shqipëria e Bosnjë-Hercegovina

07/10/2009  Komisioni i Jashtëm i PE-së vendos për liberalizimin e vizave për tri vende

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian ka vendosur dje gjatë një seance të miratojë liberalizimin e vizave për Malin e Zi, Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në propozimet e deputetes Çeke Tanja Fajon komisioni futi dje në shqyrtim dhe propozimin për liberalizimin e vizave për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë. Gjithsesi, komisioni vendosi që Shqipëria dhe Bosnja do të përfitojnë liberalizimin e vizave kur të plotësojë të gjitha kushtet e përcaktuara në pyetësorin e BE-së. Në lidhje me këtë çështje Parlamenti Evropian, pas kalimit të propozimeve për votim edhe në Komisionin e Brendshëm, do të zhvillojë një seancë votimi më datën 24 nëntor, ku pritet të vendosë 1 janarin e 2010-s për liberalizimin e vizave me tri vendet e sipërpërmendura. Ndërsa për sa i përket Shqipërisë, asaj i duhet të presë plotësimin e procedurave dhe pritet që ky proces të mbyllet në qershorin e vitit të ardhshëm. Përfshirja e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në të njëjtin propozim ka shmangur burokracinë më se 6-mujore të Brukselit. Kështu, nuk do të jetë i nevojshëm një propozim i ri në mes të 2010-s nga Komisioni, që do të pasohej, sipas procedurës, nga vota e Parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anëtare në Këshill, por automatikisht heqja e regjimit të vizave do të bëhet e mundur sapo të vlerësohet se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina i plotësojnë kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Gjithsesi, duhet pritur dhe votimi i Parlamentit Evropian për këtë çështje në fund të nëntorit të këtij viti

Burokracia

Përfshirja e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në të njëjtin propozim ka shmangur burokracinë më se 6-mujore të Brukselit. Kështu, nuk do të jetë i nevojshëm një propozim i ri në mes të 2010-s nga Komisioni, që do të pasohej, sipas procedurës, nga vota e Parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anëtare në Këshill, por automatikisht heqja e regjimit të vizave do të bëhet e mundur sapo të vlerësohet se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina i plotësojnë kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›