Çeku: Kryeqyteti i Kosovës dhe i Serbisë të jetë Brukseli
PRISHTINË-Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka vlerësuar sot se është mirë që Serbia i është “kthyer” të ardhmes dhe tha se shpreson që Beogradi dhe Prishtina "do të mbeshtesin dhe ndihmojnë njëra tjetrën në rrugën drejt BE-së".
Këtë deklaratë Çeku e bëri në Plavë të Malit të Zi në kampin euro-atlantik rajonal (REACT), që promovon përfitimet e anëtarësimit në NATO.
Ministri kosovar i Forcës së Sigurisë shprehu shpresën e tij që për të gjithë rajonin "kryeqytet" të bëhet Brukseli, se dhe Serbia e Kosova “nuk do e bllokojnë" njëra tjetrën në këtë rrugë, raportojnë mediat malazeze, që u referohet Radio Evropa e Lirë.
Ministri Çeku gjithashtu ka theksuar se “është çështje kohe” kur minoriteti malazez do të njihet nga kushtetua e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)