Milan thyen 3-0 PSV-në, kalon në fazën e grupeve
Është zgjidhur pa problem kalimi i Milanit në fazën e grupeve. Kuqezinjtë e Alegrit nuk kanë vuajtur shumë, pasi Boateng që në minutën e 9-të ka shënuar, duke qetësuar të tijtë. Me fillimin e pjesës së dytë Baloteli zgjidh ndeshjen, duke shënuar golin e dytë, ndërsa në fund sërish Boateng shënon një gol për Milanin, duke shpëtuar kështu edhe trajnerin Alegri, pasi rrezikohej stoli i tij.
Ndërsa tre skuadrat e tjera kanë fituar ashtu si në ndeshjet e para, vetëm se me rezultate të ndryshme. Zeniti ka mundur Ferreiran me rezultatin 4-2, Pëlzeni fiton ndaj Mariborit edhe në Slloveni (1-0), ndërsa Sociedadi ka përsëritur fitoren 2-0 ndaj Lionit. Zenit, Pëlzen dhe Sociedad do të hyjnë në fazën e grupeve, tre skuadra që rikthehen bindshëm. Spektakolar ka qenë edhe kualifikimi i Sëlltik Gllasgout, kur goli i tretë dhe decizivi është shënuar në minutën e 92-të të ndeshjes. Sëlltiku e kishte humbur 0-2 ndeshjen e parë ndaj Shahtar Karagandit, ndërsa të kthimit e ka fituar pastër 3-0.
(Eduard.Ilnica/BalkanWeb)