E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne qendren Rokfeller te Nju Jorkut ndizen dritat e Pemes se Krishtlindjes

Dhjetra mijera njerez u mblodhen mbreme para qendres Rokfeller te Nju Jorkut per te pare ceremonine tradicionale te ndezjes se dritave te Pemes se Krishtlindjes.

Ne ceremonine e mbremshme te Nju Jorkut Kryetari i Bashkise se qytetit Majkell Blumberg ndihmoi ne ndezjen e 30 mije dritave te pemes pas koncertit ku moren pjese kengetare si Sheril Krou Zhosh Groban Kethrin Xhenkins dhe ylli i muzikes pop adoleshentja Charis.

Bredhi 22 metra e gjysem i larte dhurate e banoreve te periferise Mahopak te Nju Jorkut Piter dhe Stefani Ekton do te qendroje tek qendra Rokfeller deri me 7 janar. Piter i cili ishte me grupin e zjarrfikesve gjate sulmeve terroriste te 11 shtatorit te vitit 2001 foli ne ceremoni duke thene se ishte nder per te qe te dhuronte Pemen Tradicionale per qytetin e Nju Jorkut dhe ai falenderoi njujorkezet per kete.

Disa dite me pare ne nje ceremoni te ngjashme ne Oregon u zbulua nje komplot per sulm me bombe. Kjo ishte nje nga arsyet qe ceremonia e Nju Jorkut u zhvillua nen masa te rrepta sigurie.

Ndezja e dritave te Pemes se Krishtlindjes eshte nje ritual qe ka filluar 78 vjet me pare ne Nju Jork dhe shenon zyrtarisht fillimin e stines se festave te fundvitit qe karakterizohet nga atmosfera e gezimit dhe magjia per femijet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›