E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në qershor marrëveshja për oficerët e ndërlidhjes

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivan Mërkiq ka shprehur bindjen se muajin e ardhshëm do të arrihet marrëveshja për oficerët e ndërlidhjes mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do të fillojë së funksionuari mekanizmi që do të ndihmojë përshpejtimin e komunikimit me autoritetet e Prishtinës.

Në intervistën për gazetën “Danas”, Mërkiq tha se beson që rezultati i negociatave për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit do të jetë i suksesshëm dhe pala serbe do të bëjë çdo gjë që negociatat të jenë produktive.

Sipas tij, problem është se autoritetet e Kosovës mendojnë se pala serbe “do të hyjë në nervozë, dhe duke nxituar do të bëjë veprime për shkak të afrimit të fundit të qershorit”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›