E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia nuk kursen as veturat qeveritare

Policia e Kosovës nuk po kursen as veturat e qeveritare kur po parkohen gabimisht.

Një e tillë u konfiskua sot në mesditë në rrugën Rexhep Luci të Prishtinës.

Derisa “merimanga”, po e largonte automjetin e parkuar gabimisht, zyrtarët tentonin që t’i bindnin policët që mos tu merr veturën. Mirëpo ata nuk i’a dolën dot sepse në këtë rast për policët nuk kishte asnjë përjashtim.

Njësoj kishin vepruar policët edhe javën e kaluar kur konfiskuan veturat e Prokurorisë së shtetit para objektit të tyre. Ky institucion u desh të paguaj dënimin për parkim të gabuar dhe shpenzimet e “merimangës”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›