Në qershor provimet e Maturës, konfuzë maturantët
Provimet e Maturës Shtetërore janë duke u afruar edhe gjatë këtij viti mësimor. Edhe këtë vit ashtu si të gjitha vitet e tjera priten ndryshime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. E reja thelbësore është se këtë vit provimet do të zhvillohen më shpejt pra do të fillojnë më datë 1 Qershor në mënyrë që edhe nxënësit të dinë rezultatet e provimeve në momentin që do tu duhet
të konkurrojnë për studimet e larta dhe në këtë mënyrë të plotësojnë më me qartësi formularët e aplikimit për në Universitet. Vetë maturantët deklarojnë se përshpejtimi i provimeve gjatë këtij viti i bën ata pak konfuzë por një pjesë e tyre thonë se kryerja e provimeve të maturës më shpejt se zakonisht është në favorin e tyre. Ndryshe nga vitet e mëparshme nuk dot ketë fazë të tretë aplikimi me formularin A3 por do të kryhen vetëm plotësimet e formularëve A1 dhe A2.
Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 20:41