Në qytetin e ndarë të Mitrovicës, situata e sigurisë këto javë ka qenë e qetë

Mitrovicë, 21 korrik NOA - Gjendja e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, momentalisht është e qetë dhe është përmirësuar dukshëm këto javë.
Këto konkludime kanë dalë gjatë takimit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi me komandantin e KFOR-it në rajonin e Mitrovicës, Patrick Ribayrol.
Kryetari Rexhepi gjatë bisedës me Gjeneralin Ribayrol ka biseduar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Mitrovicë si dhe për procesin e rindërtimit të shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut si dhe për përgatitjet që po bëhen për fazën e dytë të rregullimit të Lagjes së Romëve në jug të Mitrovicës.
H.I/NOA