E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në rast fatkeqësish 50 mijë lekë për çdo punonjës

07/07/2011  Miratohet vendimi për krijimin e fondit të veçantë për punonjësit e administratës

Për festat e funditvitit nuk lejohen shpenzime mbi 2500 lekë për punonjës

Qeveria ka miratuar dje vendimin për krijimin e fondit të veçantë, i cili përdoret në rast fatkeqësish për punonjësit e administratës shtetërore. Sipas vendimit, çdo institucion shtetëror duhet të ketë një fond, i cili shpërblen familjarët ose punonjësin e administratës në rastet kur ndodh një vdekje në familje, kur sëmuret ai ose ndonjë pjesëtar tjetër i familjes e kështu me radhë “Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë masë shpërblimi parashikohet dhe kur fatkeqësia nuk i ka ndodhur drejtpërdrejt punonjësit të administratës, por dhe familjarëve të tyre. “Në rast të vdekjes së punonjësit të institucionit pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, për çdo rast”, - thuhet në VKM. Por shpërblime parashikohen dhe në raste sëmundjes apo ndërhyrjesh kirurgjikale apo trajtim të zgjatur mjekësor. “...sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për çdo rast”, - thuhet në vendim.

Festat e fundvitit

Ndërkohë duket se fondi i veçantë përdoret dhe për aktivitete të tjera socialkulturore brenda institucionit, siç janë për shembull festat e fundivitit. Gjithsesi, dhe në këtë rast parashikohet jo më shumë se 2500 lekë shpenzim për punonjës “Në veprimtari me karakter social apo kulturor që përballohen nga fondi i veçantë, përfshihen ato veprimtari të cilat organizohen vetëm për punonjësit e institucionit, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni. Në çdo rast masa e shpenzimit që mbulohet nga fondi i veçantë për këto veprimtari nuk duhet të kalojë vlerën e 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë për punonjës. Kur veprimtaritë socialkulturore organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe të akomodimit paguhen nga vetë punonjësit”, - thuhet në vendimin e miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Fatkeqësitë

Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për çdo rast.

Sëmundjet

Në rastet e sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për çdo rast. Daljes së punonjësve në pension pleqërie. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore. Dhe në rastet kur, sipas ligjeve të veçanta, lindin të drejta specifike të dhënies së ndihmave të menjëhershme, masa e ndihmës së dhënë përballohet nga fondi i veçantë, i përllogaritur sipas pikës 1 të këtij vendimi.

Festat

Në veprimtari me karakter social apo kulturor që përballohen nga fondi i veçantë, përfshihen ato veprimtari të cilat organizohen vetëm për punonjësit e institucionit, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit etj. Në çdo rast masa e shpenzimit që mbulohet nga fondi i veçantë për këto veprimtari nuk duhet të kalojë vlerën e 2500 lekë për punonjës. Kur veprimtaritë socialkulturore organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe të akomodimit paguhen nga vetë punonjësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›