ADN, nxjerr të “pafajshëm” Tufën
07/07/2011 Rezultatet e ekspertizës të kodit gjenetik përputhen 90% por jo maksimalisht
Vrasja e Mirit të Xhikes “rikthen hetimet në pikën 0”
TIRANE-Ekspertiza e ADN-së, duket se ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm të pandehurin Lavdërim Tufa, i cili cilësohet nga Prokuroria si personi që ka ekzekutuar më armë zjarri Fatmir Ramën ose siç njihej ndryshe me nofkën Miri i Xhikës. Dy nga katër ekspertët Ervin Marku dhe Grigor Zoraqi janë pyetur dje në gjykatën e Tiranës, ku kanë sqaruar se ADN-ja e të pandehurit Tufa nuk përputhet maksimalisht me ADN-në e qimes së flokut dhe pështymës të gjetura në kapuçin me mbishkrimin Çhampions, i cili u sekuestrua në vendin ku u ekzekutua Miri i Xhikes dhe u plagosën dy personat e tjerë. Dy ekspertët sqaruan se 17 lokuse që i përkasin të njëjtit profil ADN-je, duhet që këto të përputhen me ADN e Tufës dhe në rastin konkret janë përputhur vetëm 13 lokuse, ndërsa 4 të tjerat janë të panjohura. Ata kanë vijuar më tej se nëpërmjet formulave të kodit gjenetik, rezulton se diferenca e mospërputhjes në katër lokuse tregon se konkluzioni përfundimtar i kësaj ekspertize ADN është në masën 90 për qind. Ky rezultat sipas ekspertëve është shumë i largët me identifikimin e autorit, pasi sipas tyre ADN e njeriut quhet identifikuese në rastet kur del 99.9 ose 100 për qind. Prokurori Sajmir Hysi që përfaqësonte akuzën në gjykatë i pyeti ekspertët se sa lokuse kishin dalë të përbashkët në mënyrë rastësore dhe kësaj pyetje ata ju përgjigjen menjëherë se kishin dalë 5 lokuse. Këtë konkluzion ata e bazuan në faktin se në çdo ekspertizë ADN dalin në mënyrë rastësore katër ose pesë lokuse, por asnjëherë ajo nuk mund të ndodhë që dy persona të kenë ADN-në e njëjtë. Pak vite më parë një ekspertizë e kryer nga një ekspert italian Renato Biondo doli në konkluzionin se Lavdërim Tufa ka rezultuar shumë i përputhshëm me individin krahasues 2 me një probalitet përputhshmërie më të lartë se 90 për qind. Lavdërim Tufa është dënuar njëherë më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mirit të Xhikes dhe prova e vetme që i ka dhënë dënimin maksimal është ADN-ja. Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim çështjen e Tufës edhe një herë në Gjykatën e Tiranës ku çështja po rishqyrtohet në themel.
Konkluzioni përfundimtar
Katër ekspertët Grigor Zoraqi, Vahe Mokini, Ervin Marku dhe Ela Zajmi kanë dalë në konkluzionin përfundimtar, duke u shprehur se “Ne mendojmë se ekspertët italianë i kanë pasur parasysh analizat e konsideratat që ne parashtruam më sipër në lidhje me rivlerësimin e profilit miks gjak-pështymë, prandaj kanë dhënë me shumë sforcim një probabilitet përputhshmërie rreth 90% midis individit #2 dhe Lavdërim Tufës. Ky nivel është larg kufirit 99,9%, i cili përcakton praktikisht kur dy profilet e marra në shqyrtim janë të të njëjtit person. Pra, vetë vlera 90% e ekspertëve italianë përjashton profilin e ADN-së të shtetasit Lavdërim Tufa si të njëjtë me individin #2. Nga analiza e detajuar në disa aspekte të profilit miks, vërteton se aty ku ka përputhshmëri (në 5 nga 17 lokuse), ajo është krejt e rastësishme dhe se individi #2 ska asnjë lidhje me Lavdërim Tufën. Do të na lejonit të shpreheshim se kjo çështje që na u caktua për ekspertim nuk ka lidhje vetëm me vlerësimin nëse është apo nuk është shtetasi Lavderim Tufa i njëjtë me individin #2 të identifikuar nëpërmjet analizës së ADN-së në provat e gjetura në ngjarjen e 29 marsit 2003. Kjo çështje ka lidhje më të gjerë, ka lidhje me përdorimin e metodave moderne të analizës së ADN-së, si kriter për të gjykuar nëse një person është apo jo i përfshirë në një krim. Ky proces është kompleks dhe fillon nga administrimi i saktë i provave biologjike për të përjashtuar çdo manipulim të mundshëm që vazhdon me ruajtjen e provave biologjike, me ekstraktimin e ADN-së dhe mundësinë e shkatërrimit të provave gjatë ekstraktimit, që vazhdon më tej me kompleksitetin e nxjerrjes dhe të interpretimit të profileve miks dhe që përfundon me përcaktimin nëse dy profile ADN-je janë apo jo të të njëjtit person, përfshirë këtu edhe analizën statistikore. Deri një vit më parë, ekspertiza e policisë shqiptare për analizën e ADN-së ka munguar, aq më tepër në periudhën që ka ndodhur ngjarja, mars 2003. Aftësia profesionale për interpretimin e rezultateve është e lidhur ngushtë me nxjerrjen e rezultateve, prandaj një laborator që nuk realizon profilet e ADN-së nuk mund të kryejë interpretimin e tyre. Në këtë këndvështrim duhen parë edhe vlerësimet e gabuara të ekspertëve shqiptarë në aktet e ekspertimit të vitit 2004. Në kushtet e mungesës së njohjes dhe profesionalizmit fushën e analizës e interpretimit të profileve të ADN-së do të ishte më mirë që ekspertët e policisë shqiptare të mos ishin shprehur. Besojmë se me njohuritë dhe eksperiencën që kanë fituar sot ekspertët e shprehur në vitin 2004 do të rivlerësonin ndryshe aktet e tyre të ekspertimit për ngjarjen e 29 marsit 2003. Ka një kufi të përputhshmërisë, në lidhje me vlerësimin nëse dy profile janë të njëjtë dhe ky kufi është vlera e përputhshmërisë mbi 99,9%. Këto vlera janë të njohura edhe nga jurisprudenca si vlera që tregojnë praktikisht se mostrat janë të të njëjtit individ kur dy profilet e ADN-së së tyre përputhen. Kjo vlerë kufi është në përgjithësi rreth 99,99%, me ndryshime të vogla sipas vendeve të ndryshme, p.sh. në Itali konsiderohen praktikisht dy mostra të të njëjtit individ kur vlera është mbi 99,972%, ndërsa në USA konsiderohen të njëjtë kur vlera është mbi 99,99%”.
Pyetjet e gjykatës dhe përgjigjet e ekspertëve
Gjurmët gjak-pështymë të gjetura në vendngjarje a janë lënë nga familjarë të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa?
Jo, nuk mund të jenë lënë nga familjarë të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa, pasi familjarët ndryshojnë gjenetikisht nga Lavdërim Tufa, pra edhe profilet e tyre do të jenë të ndryshme. Çdo ndryshim në profilin gjenetik në krahasim me Lavdërim Tufën do të sillte një ulje të përputhshmërisë midis profileve të familjarëve dhe profileve gjak-pështymë. Pra, do të kishim një përputhshmëri më të ulet se 90%, prandaj familjarët do të përjashtoheshin si të ngjashëm me personat që kanë lënë gjurmët gjak-pështymë në vendngjarje.
Fijet e flokut të gjetura në vendngjarje, a i përkasin të pandehurit Lavdërim Tufa?
Nga aktet e ekspertimit 1194 dhe 1195, të ekspertes Mimoza Haxhihyseni, fija e flokut e gjetur tek kapuçi-maskë “Champion” është dërguar në Itali, në shtator 2003. Ka rezultuar i përshtatshëm për ekstraktim ADN-je. Kur i është nënshtruar analizës nuk ka dhënë rezultat dhe është shkatërruar si provë gjatë procesit të ekstraktimit të ADN-së. Nuk bëhet dot krahasim me profilin e Lavdërim Tufës.
Fijet e flokut të gjetura në vendngjarje, a i përkasin familjarëve të afërt të të pandehurit Lavdërim Tufa?
Nga fija e flokut e gjetur tek kapuçi-maskë “Champion” dhe e dërguar në Itali, në shtator 2003 si të përshtatshëm për ekstraktim ADN-je nuk është përftuar ADN dhe është shkatërruar si provë gjatë procesit të ekstraktimit të ADN-së. Nuk bëhet dot krahasim me familjarët e Lavdërim Tufës.