Skema e plotë e rritjes së pensioneve
07/07/2011 Sigurimet shoqërore detajojnë rritjen e pensioneve për qytetin e fshatin
Kalendari i datave për shtesat për pensionistët që i kanë marri tashmë përfitimet
Detajohet skema e rritjes së pensioneve për të gjitha kategoritë e përfituesve në fshat e qytet, rritje e cila ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme. Organet e sigurimeve shoqërore pas llogaritjeve të bëra mbështetur në vendimin e posaçëm të qeverisë për rritjen e pensioneve, kanë rillogaritur përfitimet për të gjitha shtresat që janë pjesë e skemës së pensioneve, si dhe kanë komunikuar edhe kalendarin e datave të shpërndarjes së shtesave për kategoritë që i kanë tërhequr përfitime mujore gjatë ditëve të para të këtij muaji. Lidhur me ndryshimet e bëra drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Evelina Koldashi ka bërë publike gjatë ditës së djeshme të gjithë procedurën e rritjes së pensioneve. “Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 471, datë 2.07.2011, ISSH-ja ka llogaritur dhe ka nisur shpërndarjen për të gjitha përfitimet që rrjedhin nga ky vendim për të gjithë pensionistët, me efekte financiare nga data 1 korriku 2011”, - ka pohuar Koldashi.
Rritja /përfituesit
Sipas përcaktimeve ligjore të bëra, Koldashi ka theksuar se rritja e pensioneve është bërë në masën 4 për qind për të gjitha pensionet e pleqërisë të qytetit, duke përfshirë këtu edhe llojet e tjera të përfitimeve, siç janë ato të invaliditetit, familjarë si dhe të gjithë përfituesit e programeve të veçanta, si: ushtarakë, minatorë, ish-punonjës të industrisë ushtarake, pilotë, detarë dhe profesorë. Ndërkohë rritje maksimale kanë pësuar përfitimet e zonave rurale. Konkretisht për këto të fundit është pohuar se janë rritur me 7 për qind të gjitha pensionet e pleqërisë, duke përfshirë këtu edhe trajtimet për përfitimet e invaliditetit e ato familjare. Në total, sipas ekspertëve të sigurimeve, nga ky vendim i rritjes së pensioneve pritet të përfitojnë jo pak, por rreth 570 561 pensionistë në të gjithë vendin. Pas aplikimit të rritjes pensionet minimale të qytetit kalojnë nga 12 480 lekë në 13 267 lekë, duke përfituar një rritje prej 420 lekësh. Ndërsa pensionet maksimale të qytetit pas zbatimit të rritjes së përcaktuar kalojnë nga 21 880 lekë në 22 734 lekë, duke reflektuar një rritje prej 454 lekësh në total për çdo përfitues. Sipas kësaj formule është vepruar edhe për pensionet e fshatit, që kanë pësuar një rritje më të lartë sesa ato të qytetit. Konkretisht për përfitimet e ulëta të zonave rurale pensionet nga 7870 që ishin deri dy ditë më parë janë bërë 8358 lekë, duke reflektuar rritjen prej 488 lekësh. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plota të gjitha rritjet e bëra sipas kategorive përfituese të skemës së pensioneve. Sipas Koldashit, fondi i vënë në dispozicion për këtë rritje është 270 milionë lekë në muaj dhe për pjesën e mbetur të vitit 2011 është 1634 miliardë lekë.
Ndarja
Duke pasur parasysh faktin që rritja e pensioneve ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme, personat që e kanë marrë përfitimin mujor duhet të paraqiten për të marrë shtesën sipas kalendarit në datat e përcaktuara. Konkretisht pensionistët që e kanë tërhequr pensionin nga data 1 deri më 5 korrik, do të mund ti tërheqin diferencat e rritjes sipas datave të konfirmuara. “Ata që e kanë marrë pensionin më datën 1 korrik, diferencën mund të marrin më 12 korrik. Personat që kanë marrë pensionin më 2 korrik, diferencën do ta marrin më 12 korrik; ata të datës 3 mund të paraqiten më 13 korrik për të marrë diferencën; ata të datës 4 korrik duhet të paraqiten më datën 14 korrik për të marrë edhe shtesën e bërë; ata të datës 5 mund të marrin shtesën e pensionit në datën 15 korrik.” “Dëshiroj të theksoj se edhe pas kësaj rritjeje çdo pensionist krahas të ardhurave nga pensioni do të vazhdojë të marrë kompensim të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave”, - ka konfirmuar më tej Koldashi.
Si ndryshon mosha e daljes në pension
1 korrik 2011–30 qershor 2012
Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti ndryshime ka pësuar edhe mosha e daljes në pension për kategoritë e reja që do ti shtohen kësaj skeme. Kështu, duke iu referuar të dhënave zyrtare të sigurimeve shoqërore, konfirmohet se mosha e daljes në pension për të tria kategoritë pëson rritje me 6 muaj më shumë. Sipas të dhënave, për punë të kategorisë së parë mosha e daljes në pension për burrat arrihet kur ata mbushin moshën 59 vjeç, ndërsa për gratë kur mbushin moshën 54 vjeç. Që të dyja gjinitë për të përfituar nga kjo skemë detyrimisht duhet të kenë të konfirmuara si periudha sigurimi 32 vjet. Për punët e kategorisë së dytë mosha e daljes në pension për burrat arrihet kur mbushin 64 vjeç, ndërsa për gratë 59 vjeç. Për të dyja rastet periudha e sigurimeve ka arritur kufirin maksimal me 35 vjet të kërkuar. Ndërsa për punët e kategorisë së tretë mosha e daljes në pension për burrat arrihet kur mbushin 65 vjeç dhe gratë 60 vjeç. Për nënat me shumë fëmijë mosha e daljes në pension arrihet kur ato mbushin 50 vjeç dhe kanë rreth 30 vjet të konfirmuar si vjetërsi pune. Përfituesit e rinj duhet të dorëzojnë sa më parë kërkesën pranë organeve të sigurimeve shoqërore, ku sipas ligjit duhet edhe një vit më parë në mënyrë që verifikimet nga sigurimet të kryhen sa më herët për të mos rrezikuar asnjë ditë marrjen e pensionit.
Si ndryshon masa e pensionit sipas kategorive?
Të ardhurat minimale për pensionin minimal të qytetit
Ishte: 10690 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 + 190 + 200 = 12.840
Bëhet: 11117 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 + 190 + 200 = 13267 lekë
Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit
Ishte: 21380 lekë + 350 + 150 = 21880 lekë
Bëhet: 22234 lekë + 350 + 150 = 22734 lekë
Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit
Ishte: 6980 lekë + 200 + 690 = 7870 lekë
Bëhet: 7468 lekë + 200 + 690 = 8358 lekë
Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit
11117 lekë + 200 = 11317 lekë
Krahas rritjes së pensionit të gjithë përfituesit do të vazhdojnë të marrin kompensim e të ardhurave të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, siç janë:
- 350 lekë kompensim nga vendimi “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”;
- 150 lekë kompensim nga vendimi “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”;
- 500 lekë kompensim nga vendimi “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”;
- 760 lekë kompensim nga vendimi “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”;
- 190 lekë kompensim nga vendimi “Për rritjen e pensioneve”;
- 200 lekë kompensim nga vendimi “Për rritjen e pensioneve”.
Datat për tërheqjen e shtesave për pensionistët që i kanë marrë tashmë përfitimet mujore
Ata që e kanë marrë pensionin më 1 korrik, shtesën do ta marrin më 11 korrik.
Ata që e kanë marrë pensionin më 2 korrik, shtesën do ta marrin më 12 korrik.
Ata që e kanë marrë pensionin më 3 korrik, shtesën do ta marrin më 13 korrik.
Ata që e kanë marrë pensionin më 4 korrik, shtesën do ta marrin më 14 korrik.
Ata që e kanë marrë pensionin më 5 korrik, shtesën do ta marrin më 15 korrik.
Detajimet për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, si ndryshon përfitimi mesatar mujor si rrjedhojë e kësaj rritje për shtresat
Nr. Lloji përfitimeve Numri i përfituesve Përfitimi mesatar mujor (ishte) Përfitimi mesatar mujor (bëhet)
1 Skema ushtarakëve
Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi 11515 16010 16,521
Suplement invaliditeti 93 4662 4848
Suplement invaliditeti për shkak të detyrës 9 6624 6889
Suplement familjar 143 3475 3614
Suplement familjar për shkak të detyrës 79 26121 27166
Pensione suplementare të ushtarakëve 7820 7400 7696
2 Minatorë 3,829 7213 7,502
3 Pilotë 280 22,880 23795
4 Ndërmarrje ushtarakë 842 13,000 13,520
5 Detarët 82 12,300 12,792
6 Profesorët 480 12000 12480