E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne rrethim

Te krishteret jane nen rrethim te vazhdueshem ne Egjipt dhe Irak. Gjate viteve te kaluara qindra te krishtere jane vrare apo plagosur ne sulme nderkohe qe dhuna i rrit edhe me tej tensionet politike dhe sektare ne te dy vendet. Te gjithe njerezit pavaresisht besimit te tyre duhet te jene te zemeruar.

Incidenti me i fundit ne Egjipt ndodhi ne Aleksandri ne naten e Vitit te Ri. Njezet e tre njerez u vrane dhe rreth 100 u plagosen nga bomba qe shpertheu pas mesnates ne Meshen e Kishes Koptike. Qe atehere tri dite ka pasur trazira ngaqe te krishteret kopte dolen ne rruge dhe kerkuan mbrojtje nga qeveria.

Egjipti zakonisht perpiqet ti mbuloje gjerat duke i fajesuar aktoret e huaj per dhunen e myslimaneve ndaj te krishtereve ndersa presidenti Hosni Mubarak shpejtoi ti akuzoje duart e huaja. Me vone zyrtaret thane se egjiptianet lokale gjithashtu mund te kene qene te perfshire. Autoritetet duhet ti gjejne dhe ti perndjekin te gjithe pergjegjesit.

Fatkeqesisht ekstremistet kane nje toke te pelleshme ne Egjipt ku toleranca dhe diversiteti cmoheshin nje kohe. Qeveria e Mubarakut ka nje histori te gjate te shtypjes se fundamentalisteve myslimane duke i radikalizuar edhe me tej grupet e ketilla.

Dhe tash kur mbeshtetja politike per te eshte zbehur ai u perpoq te kenaqe shumicen myslimane duke diskriminuar pakicat tjera fetare vecanerisht koptet e krishtere qe perbejne afro 10 per qind te popullates dhe komunitetin me te vogel bahai.

Nderkohe mijera te krishtere kane braktisur Irakun qe nga sulmi ne kishen ne Bagdad ku u vrane 51 besimtare dhe dy prifterinj qe i parapriu vargut te sulmeve dhe atentateve ndaj te krishtereve. Shteti islamik i Irakut grup i afert me Al Kaeden e pranoi pergjegjesine per sulmin ne kishen dhe u kercenua me sulme tjera.

Lideret e Irakut perfshire Kryeministrin Nuri Kamal al-Maliki jane zotuar ta shtrengojne sigurine dhe kane bere thirrje per tolerance per besimet e minoriteteve. Ata gjithashtu duhet te sigurohen se sulmuesit do te sillen para drejtesise.

Sulmet ekstremiste nuk duhet te behen justifikim per me shume autoritarizem as ne Irak e as ne Egjipt. Por nese dy qeverite nuk i sjellin gjerat nen kontroll dhe nuk krijojne siguri per te gjithe qytetaret e tyre atehere do te vuajne shoqerite e tyre dikur te larmishme. Zoti Mubarak dhe zoti Maliki duhet ta gjejne baraspeshen e duhur shpejt.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›