E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa e Tiranes nje enderr

Me daten 19 janar Kryeministri i vendit dhe ministri i Ekonomise do te jene ne Milano. Do te takohen me drejtuesit e larte te Burses se Milanos nje nga pese bursat me te medha te kontinentit se bashku me ate te Londres Frankfurtit Zyrihut dhe Vjenes. Drejtuesit e burses se Milanos ia kane vene syrin burses sone. Jo se ajo eshte aktive apo del me fitim. Per fat te keq bursa e Tiranes ka nje apo disa zyra disa punonjes dhe nje liste kompanish shqiptare qe jane te regjistruara me aksionet e tyre. Por eshte nje treg fiktiv pse nuk shitet apo blihet gje. Mungon besimi reciprok i kompanive te medha shqiptare. Por padronet financiare te Milanos shohin nga tregje te reja financiare ne Ballkanin Jugperendimor. Dhe tregu i Tiranes sado i paorganizuar eshte nje porte hyrese shume premtuese. Megjithate edhe nese Bursa e Milanos blen shumicen e aksioneve te burses se kryeqytetit tone kjo nuk do te thote se gjithcka do te shkoje si ne vaj dhe ne Tirane do te geloje sa hap e mbyll syte nje treg financiar i mirefillte perendimor. Asnjehere bursa e kryeqytetit tone nuk do te mund te funksionoje me efikasitet ne rast se nuk i krijohen mundesite sipermarrjes se konsoliduar shqiptare qe te legalizoje asetet e paregjistruara te saj. Kjo mund te kryhet nepermjet realizimit te nje amnistie te plote fiskale. Me clirimin e miliarda eurove asete te paregjistruara eshte ne interesin paresor te biznesit te konsoliduar shqiptar qe te regjistrohet me bilance te plota ne burse per te filluar transaksionet e para konkrete te shitblerjes se aksioneve. Pastaj menjehere me realizimin e amnistise fiskale qeverise i takon te perzgjedhe nje investitor strategjik nje burse tjeterperse jo pikerisht ate milaneze qe do te marre paketen kontrolluese te burses se Tiranes. Prania e nje investuesi strategjik profesionist do te perbente garancine me te plote per transparence dhe efikasitet te sherbimeve te burses per kompanite shqiptare. Keto do te nisin te listohen rregullisht ne burse dhe te fillojne transaksionet duke e krijuar me se fundi nje burse operacionale ne vend. Por nga ana tjeter qeveria me perzgjedhjen e saj duhet ti lere nje hapesire konkurruese sistemit bankar shqiptar bankave tona te nivelit te dyte qe te zoterojne te pakten 25-35 per qind te paketes se burses se Tiranes. Keshtu do te sigurohet pjesemarrja e tyre aktive dhe keto banka do te jene bashkepronare dhe bashkefinancuese te aktivitetit te burses shqiptare. Sepse kjo burse nuk mund vecse te ushqehet nga kapitali financiar shqiptar nga miliona e miliona eurot e kompanive te medha shqiptare. Ka shume kapitale te lira ne vendin tone dhe bursa vepruese mund ti shumefishoje ato. Ne formen e fondeve te investimit dhe ne shume forma te tjera moderne te levizjes se parase. Eksperienca milaneze apo e ndonje burse tjeter perendimore eshte garancia per pune te paster dhe efikase. Por kapitali do te sigurohet nga sipermarresit shqiptare dhe perse jo edhe qytetaret shqiptare. Dje nje mik me thoshte se nese Posta Shqiptare do te kuotohej ne nje burse te Tiranes prej verteti ai kishte ndermend te blinte aksione te saj dhe te gjitha kursimet e tija ti vinte aty. Kaq i kishte bere pershtypja veprimtaria e kesaj strukture publike te suksesshme. Dhe pikerisht bursa operacionale e Tiranes do te ishte jo vetem nje mundesi e mire per sigurim te likuiditetit nga kompanite shqiptare qe operojne ne treg por edhe nje mundesi investimi e qytetareve per kursimet e tyre. Me parimin qe kush luan ne burse mund edhe te humbe por nuk do te jene te pakte ata qe do te fitojne. Si sipermarrje shqiptare ashtu edhe qytetare. Prandaj edhe ia vlen te ndjekim me vemendje dhe te mirepresim sproven e drejtuesve te qeverise sone ne Milano pas me pak se dy javesh. Jane pjekur shume kushte per nje burse vepruese dhe nese realizojme kete vit amnistine e plote fiskale bursa efikase e Tiranes nuk do te jete vetem nje enderr.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›