Në shenjë të filmit “Lojërat Urisë”
Përndryshe, në ceremoninë e udhëhequr nga Russell Brand, e cila u mbajt të dielën mbrëma në Los Angeles, katër çmime i fitoi filmi “Hungry Games”.
Filmi "Hungry Games” fitoi në kategorinë e filmit më të mirë të vitit, aktorit më të mirë (Josh Hutcherson), aktores më të mirë (Jennifer Lawrence) dhe transformimit më të mirë (Elizabeth Banks).
Nga ana tjetër, Jennigfer Aninston fitoi mirënjohjen për “bërllokun e viti”, me filmin “Shefat e Tmerrshëm”, ndërkohë që komplet ekipi i aktoreve të “Përcjellëseve të Nuses” u nderu me “peformimin më të neveritshëm”.
Çmimi për ekipin më të mirë filmik iu dha filmit të fundit për Harry Potter, ndërsa Daniel Radcliffe mori mirënjohjen për heroin më të mirë. Johnny Dep u nderu me “Çmimin e Gjeneratës”, për vepër jetësore në lëmin e zbavitjes.