E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shitje gazrat e konservuara të lopës

Dizajnerja gjermane Daniela Dorrer nga Adkofeni i Bavarisë ka hedhur në treg një produkt të ri e të pazakontë–pordhë të konservuar lope e cila shërben për tua përkujtuar të gjithë katundarëve që jetojnë në qytet erën e shtëpisë.

Stall Duft ose pordha e konservuar e lopës kështu i shtohet produkteve më bizare të tregut. Vetëm për 5 euro në faqen e internetit www.stallduft.de mund të porositet konserva me gazrat e pakëndshme të lopës. “Vetëm afrojeni hundën afër konservës dhe kënaquni me erën autentike të fshatit”, thuhet në reklamën e konservës.

Konservat janë të mbushura me erë nga ahuret e vjetra. Prodhuesit thonë se blerësit e ajrit të fshatit janë njerëzit që janë shpërngulur në qytet dhe dëshirojnë ta përkujtojnë erën e shtëpisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›