E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemtë “injorojnë” vajzat

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 10:32

Vajzat dalin në oborr dhe fillojnë të flasin me njëra-tjetrën për pakënaqësitë që kanë ndaj meshkujve. Ermela u rikujton vajzave 8 Marsin e vjetshëm dhe kujdesin që kanë treguar meshkujt për femrat, qoftë edhe për një ditë të vetme. Vajzat janë të zhgënjyera me djemtë e shtëpisë”.

Neda u thotë të mos nxitohen se ata mund të kenë përgatitur ndonjë surprizë për to .”A, në qoftë se na sjellin dhurata, zbutemi ne”, shprehet Mela duke nënqeshur. “Sa materialiste është kjo dreq”, thotë Neda duke qeshur. Djemtë kanë vendosur që t’i “injorojnë” vajzat.

Ndërkohë që Klodi dhe Ermela merren me gatimin, ata hedhin batuta me njëri-tjetrin, duke bërë që vajzave t’u vijë inat. Ato mundohen të mos nervozohen, por e shprehin inatin herë pas here, duke thënë “Po përgatisim ushqim vetëm për veten tonë, ju gati të bëheni”. Djemtë qeshin nga reagimet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›