Gjyshi i Ogrenit, internoi atë të Ergysit
Një reality show si ai i “Big Brotherit” shpesh mund të tejkalojë të gjitha pritshmëritë tona.
Në pamje të parë të krijohet ideja sikur aty është vendi i duhur për të marrë të gjitha lajmet gossip të mundshme, ku historitë e dashurisë, tradhtisë, lidhjeve të shkuara dhe zhgënjimeve të provuara, janë produkti final dhe i vetëm.
Dy garuesit, Ogren Balluku dhe Ergys Bamçi kanë një temë shumë delikate që mund ta flasin në shtëpi, siç është persekutimi politik që ia kishte bërë familja e Ogrenit, asaj të Ergysit. Të gjithë ndoqëm dy javë më parë historinë e dhimbshme të familjes së Ergysit, ku gjetën veten të gjitha ato familje të internuara dhe të burgosura nga regjimi i kohës.
Në një intervistë për gazetën Panorama, babi i Ergysit ka rrëfyer këtë tregim, duke thënë se për shkak të gjyshit të Ogrenit, gjyshi i Ergysit ishte dashur të largohet në ish – Jugosllavi. “Në vitin 1947, gjyshi im, Ibrahim Bami u arratis në Jugosllavi, pasi nuk e donte regjimin e Enver Hoxhës”, ka thënë babi i Ergysit.