E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, OSBE: KQZ e ndarë në linja partiake, polarizim dhe mosbesim

SHKRUAN: Dardan Malaj 09-03-2011 13:51

Misioni i Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR-i ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri. Në pjesën e konkluzioneve konstatohet se “në Shqipëri, niveli i polarizimit dhe mosbesimit ndërmjet partive politike vazhdon të

mbetet ende i lartë”. Pjesërisht, konstatohet në raport, për shkak të këtij mosbesimi, të gjithë bashkëbiseduesit kërkuan dërgimin në terren të një Misioni të plotë të

Vëzhgimit të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të 8 majit. “Disa kërkuan

dërgimin e numrit më të madh të mundshëm të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it. Pas

ngjarjeve tragjike të 21 janarit, Kryeministri përsëriti kërkesën e tij drejtuar

përfaqësuesit të Kryetarit në detyrë të OSBE-së”, vijon raporti. Aty thuhet se megjithëse disa prej Rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it janë zbatuar që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, një numër çështjesh kanë mbetur ende të patrajtuara. Më e rëndësishmja, rekomandimet kryesore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe zgjedhjet vendore të vitit 2007, që “partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike” dhe që “ato duhet t’i realizojnë detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme, për interesin e përgjithshëm të Shqipërisë” mbeten për t’u trajtuar plotësisht. Më poshtë disa prej konstatimeve të raportit paraprak të misionit të vlerësimit të nevojave:

Konstatimet

Mjedisi politik vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, me një retorikë të ashpër dhe

sulme personale nga udhëheqësit e partive politike kryesore. Gjithashtu, më 21 janar

protestat anti-qeveritare të opozitës rezultuan të dhunshme, shumë të plagosur dhe katër të vrarë. Një pjesë e mirë e retorikës vazhdon të përqendrohet në rezultatet e zgjedhjeve

parlamentare të vitit 2009 dhe në çështjen e korrupsionit. Janë bërë edhe deklarata, të

cilat aludojnë për mundësinë që jo të gjitha partitë do të marrin pjesë në zgjedhjet e

ardhshme. Për një kohë të gjatë OSBE/ODIHR-i ka deklaruar se Kodi Zgjedhor përbën një themel të kompletuar teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe se ajo që

nevojitet më së shumti është angazhimi i partive politike për të respektuar germën dhe

qëllimin e ligjit. Megjithatë, kohët e fundit ka nisur diskutimi për ndërmarrjen e

reformave të mëtejshme para zgjedhjeve vendore të vitit 2011. Numërimi i votave bëhet në nivel rajonal në Vendet e Numërimit të Votave, me mekanizma të ngritur me synim rritjen e transparencës dhe të saktësisë. Megjithatë, Kryetari i KQZ-së deklaroi se do të ishte e pamundur që procesi kompleks i numërimit të votave të përfundohej brenda afatit të shtrënguar të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Me gjithë detyrimin e anëtarëve të KQZ-së për të përmbushur detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, përgatitjet për zgjedhjet vendore tashmë e kanë ndarë KQZ-në në linja partiake. Anëtarët e opozitës në KQZ nuk kanë marrë pjesë në disa mbledhje të KQZ-së ose i kanë braktisur ato, dhe praktika e nënshkrimit të udhëzimeve si nga Kryetari ashtu dhe nga Nënkryetari duket se nuk ekziston më. Procedurat e emërimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009, me gjithë rekomandimin e OSBE/ODIHR-it për rishikimin e tyre. Kjo u jep partive mundësinë të tërheqin dhe të zëvendësojnë anëtarët e tyre në komisionet zgjedhore në çdo moment gjatë zgjedhjeve, përfshirë ditën e

zgjedhjeve dhe pas saj. Disa prej partive me të cilat u takua MVN-ja e OSBE/ODIHR-it

e mbrojtën këtë praktikë, si dhe emërimin fillestar me vonesë të anëtarëve, si mënyrë

për të mbrojtur anëtarët e tyre ndaj trysnive për të kryer mashtrim. Asnjëra prej partive

që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë në Komisionet e Zonave të Administrimit

Zgjedhor (KZAZ), komisionet zgjedhore të nivelit të dytë, nuk i ka bërë këto

propozime brenda afatit të përcaktuar në ligj. Që në vitin 2009, dhe në përputhje me Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, janë bërë përpjekje të mëtejshme për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së listave të zgjedhësve, duke hequr, për shembull, emrat e dubluar. Për më tepër, Ministria e Brendshme (MeB) u kërkon të gjitha NjQV-ve të rishikojnë saktësinë e të dhënave për të gjithë votuesit mbi 100 vjeç, emrat e të cilëve janë në regjistër. Me gjithë këto përpjekje, disa bashkëbisedues të MVN-së së OSBE/ODIHR-it përsëri ngritën shqetësime për saktësinë e listave të zgjedhësve.

Shpërndarja e letërnjoftimeve para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 u bë objekt

polemikash të forta politike. Që nga viti 2009, raportohet të jenë shpërndarë një sasi

shtesë prej një milion letërnjoftimesh. Ishte shumë pozitive që aksesi në dokumente të

rregullta të identifikimit për qëllime votimi nuk u ngrit si çështje shqetësuese këtë herë.

Ndërmjet partive politike ka mbetur ende një nivel i lartë polarizimi dhe mosbesimi.

Sfondi politik

Zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 janë zgjedhjet e para pas zgjedhjeve të kontestuara

parlamentare të vitit 2009. Në vitin 2009, koalicioni zgjedhor i udhëhequr nga Partia

Demokratike (PD) fitoi 70 nga 140 vendet në parlament dhe formoi një qeveri me

Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), duke siguruar një shumicë me diferencë të vogël. Koalicioni zgjedhor i Partisë Socialiste (PS), i cili fitoi 66 vende në parlament, e

kontestoi ligjshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009. Deputetët e PS-së e

bojkotuan parlamentin deri në mars 2010. PS-ja dhe partitë e tjera në opozitë e kanë

akuzuar Kryeministrin dhe qeverinë e tij për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve të

vitit 2009, dhe kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor nga parlamenti për të

shqyrtuar të gjithë materialin zgjedhor. Qeveria dhe opozita nuk mundën të arrijnë një marrëveshje për formimin e një komisioni hetimor para fillimit të janarit kur, me një vendim të kontestuar, KQZ-ja asgjësoi fletët e votimit të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe dërgoi listat e zgjedhësve në arkivin e shtetit. Megjithëse në përputhje me Kodin Zgjedhor, vendimet e KQZ-së për asgjësimin e fletëve të votimit dhe për arkivimin e listave të zgjedhësve u morën me një shumicë të thjeshtë, pa pranimin e anëtarëve të emëruar nga opozita. Periudha para zgjedhjeve vendore ka treguar një përqendrim të vazhdueshëm në zgjedhjet e vitit 2009. Mjedisi politik është thellësisht i polarizuar, me retorikë të ashpër dhe shkëmbim sulmesh personale nga udhëheqësit e PD-së dhe të PS-së. Pas dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit më 14 janar, pas përfshirjes në një skandal korrupsioni, PS-ja i përmendi çështjet aktuale si provë se koalicioni qeverisës nuk duhet të qëndrojë në pushtet. Më 21 janar PS-ja organizoi një protestë anti-qeveritare. Me gjithë thirrjet nga udhëheqësi i PS-së për qetësi, në ditët para zhvillimit të protestës, situata u shndërrua në një situatë të dhunshme, ku protestuesit hodhën gurë dhe kokteje Molotov ndaj policisë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Gjatë përleshjeve, rreth 120 protestues dhe efektiva të policisë u plagosën dhe 4 protestues u qëlluan për vdekje. Hetimet në lidhje me përdorimin e armëve vazhdojnë. Pas protestës, akuzat për përgjegjësi dhe për interpretimin e ngjarjeve janë bërë pjesë e retorikës së ashpër të vazhdueshme. Kryeministri dhe deputetët e shumicës në pushtet e akuzuan opozitën për tentativë për grusht shteti, ndërsa opozita e akuzoi Kryeministrin si orkestrues të masakrës. U planifikuan protesta dhe kundër-protesta të tjera. U bënë edhe deklarata ku aludohej mundësia se jo të gjitha partitë do të merrnin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Kryetarin e radhës së OSBE-së, u angazhuan për qetësimin e situatës, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjshmëri.

Kuadri ligjor

Të gjitha partitë opozitare, si dhe LSI-ja, partnere në koalicionin qeveritar, i propozuan

MVN-së së OSBE/ODIHR-it ndryshime të shumta të mundshme që duhen shqyrtuar

para zgjedhjeve të ardhshme. Megjithëse i mbështet përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit, MVN-ja e OSBE/ODIHR-it i paralajmëroi të gjitha partitë në lidhje me bërjen e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor kaq afër zgjedhjeve. Këto ndryshime të vona mund të rezultojnë në vështirësi në zbatimin e tyre, qoftë nga administrata zgjedhore, e cila do të ketë pak kohë për të trajnuar stafin e saj në lidhje me ndryshimet, qoftë nga ata që konkurrojnë në zgjedhje, të cilët mund të mos i kuptojnë rregullat e reja. Për më tepër, çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor duhet të miratohet pas zhvillimit të një diskutimi përfshirës, gjë që mund të mos jetë e realizueshme brenda këtij afati të shkurtër kohor deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Administrata Zgjedhore

Me gjithë detyrimin e anëtarëve të KQZ-së për t’i përmbushur detyrat e tyre në mënyrë

të pavarur, përgatitjet për zgjedhjet vendore kanë çuar tashmë në ndarjen e KQZ-së në

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›