PS Drafti per TVSH-ne javen tjeter ne Kuvend

FURRE BUKEOpozita do ti propozoje javen qe vjen parlamentit draftin per heqjen dhe pergjysmimin e TVSh per nje sere produktesh baze si buka veza edhe ilacet.
Nismetarja deputetja Mimi Kodheli thote se mazhoranca deri tani nuk ka marre asnje mase lehtesuese per konsumatorin ndaj projekti i Partise Socialiste parashikohet ti vije ne ndihme familjeve shqiptare qe nga viti ne vite paguajne me shtrenjte cmimet e ushqimeve baze. Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar prej 20 per disa ushqime teorikisht duhet te sjelle edhe ulje cmimesh ne treg. Nje nga prodhuesit e bukes ne vend argumenton se heqja e ketij tatimi nuk e demton buxhetin e shtetit por sipas tij do te vije ne ndihme te konsumatorit. Por eshte tashme e provuar qe cdo ulje taksash ne Shqiperi nuk jep efekt ne uljen e cmimeve. Eksperte te financave nuk e mbeshtesin idene e nje TVSh me dy nivele. Sipas tyre nje pershkallezim apo heqja e ketij tatimi do te rriste abuzivitetin ne treg. Debati per nje TVSh me dy nivele eshte shumevjecar. Ne nje ekonomi si Shqiperia me nje evazion te larte si dhe me nje administrate tatimore te dobet nje nisem e tille veshtire se mund te sjelle efekte pozitive ne rritjen e qarkullimit ekonomik ndaj ekonomistet nuk e kane vleresuar si nje mase efikase.