E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet mbajti 15 dite peng adoleshenten

Policia e Durresit vuri ne pranga nje 35-vjecar. Rrembeu ne Korce nje 17-vjecare dyshohet se do ta trafikonte per prostitucion. Per 15 dite e ka mbajtur te izoluar ne nje banese ne Durres ndersa e kishte grabitur ne qytetin e Korces. shte fjala per nje 35-vjecar nga Durresi i cili akuzohet se do te trafikonte per prostitucion nje adoleshente korcare vetem 17 vjece. Edhe pse ishte vene ne dijeni qe prinderit e vajzes kishin vene alarmin ne polici ai kishte hezituar ta kthente ate ne shtepi ndonese mesohet se 17-vjecarja S. K. kishte tentuar te dilte nga izolimi. Jani Bici i eshte paraqitur adoleshentes si nje i dashur qe do te martohej me ate shume shpejt sa te vinte momenti dhe te rregullonin ceshtjet ekonomike. Kur 17-vjecarja ka verejtur se ai e mbante te izoluar te vetem ne banese dhe nuk po i jepte asnje shpjegim per tere kete fshehtesi ka kerkuar te kthehet ne shtepine e saj ne Korce por kjo nuk ka ndodhur. Ka qene ngulmimi i prinderve te saj qe mundesuan zbulimin e rrembimit dhe gjetjen e saj ne Durres. Ata kishin marre te dhena ne Korce per Bicin qe ishte pare duke e takuar vajzen dy-tri here ne qytet. Kaq i ka mjaftuar policise se Korces te gjeje identitetin e personit qe dyshohej te kishte marre vajzen. Pasi kane perpiluar nje dosje te plote me te dhenat dhe fotografine e te dyshuarit Antikrimi i Korces ka kerkuar ndihmen e te gjitha rajoneve te tjera policore sikurse ishte siguruar nje informacion se Jani Bici mund te ndodhej ne qytetin e Durresit. Ne kete moment policia ka dyshuar se ai do ta kishte marre vajzen per qellime trafikimi. Dje policia e Durresit njoftoi per arrestimin 35-vjecarit nen akuzen e rrembimit te personit dhe shfrytezimit per prostitucion. Te njejtat burime treguan se Bici eshte arrestuar per llogari te policise se Korces pasi akuzohet se ka rrembyer 17-vjecaren S. K. dhe prej dates 5 tetor e mbante te izoluar ne nje banese ne Durres. Denoncimi per zhdukjen e vajzes u be nga prinderit e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›