Parkimi me pagese ja bileta me te cilen duhet te pajiseni
Per te parkuar makinen ne nje nga zonat e percaktuara si zone parkimi me pagese nga Bashkia e Tiranes duhet te pajisesh me faturen perkatese. Bileta e parkimit per qendrim automjeti me te cilen duhet te pajisen qytetaret permban disa te dhena. Ajo permban te gjitha elementet e sigurise me ane te te cilave behet edhe verifikimi i te dhenave. Ne krye te biletes percaktohet se kush eshte institucioni leshues qe ne kete rast eshte Bashkia e Tiranes. Cmimi i biletes ne vleren 100 leke eshte shenuar gjithashtu per kohen kur parkimi zgjat nje ore. Bileta permban tabelen qe cdo drejtues do ta gervishti ne muajin daten dhe oren kur do te parkoje automjetin e tij. Pra inspektoret e Bashkise do te verifikojne nese bileta e vene ne xhamin e makines korrespondon me diten dhe oren ne te cilen eshte leshuar. Ne fund te biletes ndodhet edhe numri i serise me te cilen mund te behet gjithashtu verifikimi.
Bileta e parkimit
Parkimi me pagese ne zonat e percaktuara behet kundrejt nje pagese qe eshte ne varesi te kohes qe makina do te qendroje ne parking. Si vlere fillestare Keshilli Bashkiak i Tiranes ka vendosur 100 leke per nje ore parkimi. Drejtuesit e tyre duhet te blejne ate qe quhet bileta e parkimit. Disa kioska qe jane vendosur nga Bashkia e Tiranes ne pikat kyce te parkimeve ne qender do te bejne te mundur shitjen e biletave te parkimit me cmimin 100 leke/ora. Bileta e cila do te kete te gjithe elementet e sigurise eshte e ndertuar ne menyre te thjeshte dhe eshte lehtesisht e perdorshme nga cdo qytetar. Ajo vendoset ne nje vend te dukshem ne pjesen e brendshme te xhamit te makines per te qene lehtesisht e identifikueshme nga kontrolloret. Bileta konsiston ne gervishtjen e disa pjeseve ku shenohet viti muaji data dhe ora e sakte e fillimit te kohes se parkimit ne vendqendrimin me pagese. Bileta eshte njeoreshe dyoreshe dhe treoreshe.
Masat
Pas kalimit te kohes se percaktuar ne bilete nga shoferi jane punonjesit e Policise Bashkiake ata qe bejne kontrollin dhe marrin masat mbi mjetin. Ne asnje rast shoferi nuk duhet te kaloje kohen maksimale te parkimit prej 3 oresh ne te kundert ai duhet ta zhvendose automjetin diku tjeter. Pra per ata qe rezultojne shkeles aplikohen sanksionet e parashikuara ne Kodin Rrugor masa keto qe arrijne nga gjobat deri ne heqjen e mjetit me karroatrec. Perpara se projekti te fillonte drejtues te Bashkise shpjeguan se ky projekt do te ndihmoje ne miremenaxhimin e trafikut rreth qendres se qytetit te Tiranes si dhe ne reduktimin e ndotjeve urbane. Vec te tjerave projekti eshte nje ndihmese ne promovimin dhe zbatimin e politikave te reduktimit te levizjes me mjete private duke i dhene prioritet levizjes me mjetet e transportit publik bicikleta kembesore. Keto lloj parkimesh nuk parashikojne qendrimin e automjeteve per 24 ore.
Zonat e perfshira ne projektin e parkimit me pagese
Projekti do te filloje te zbatohet neser dhe do te perfshije keto zona kryesore dy anet e bulevardit Deshmoret e Kombit aty ku lejohet parimi d.m.th. jo para institucioneve qeveritare dhe vendqendrimeve te autobuseve dhe taksive duke filluar nga kompleksi i ministrive deri te sheshi Nene Tereza bulevardi Gjergj Fishta nga ura e madhe e Dajtit deri tek ura Deshmoret e 4 Shkurtit dhe qe nga kryqezimi i rruges Myslym Shyri me rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit deri tek ura e re qe lidh zonen e ish-Bllokut me zonen e parkut Rinia. Gjithashtu zona tjeter eshte zona perpara stadiumit Qemal Stafa e njohur si sheshi Italia me te gjithe rrethimet e tij si nga krahu lindor krahu verior dhe nga krahu perendimor. Qellimi eshte ngritja e nje sistemi te ri administrimi te parkimit ku te ndahet sistemi i shitjes se biletes nga sistemi i kontrollit- theksoi Punavia. Do te jene strukturat e Policise Bashkiake ato qe do te bejne kontrollin dhe do te marrin masat perkatese administrative. Per kundervajtesit e sistemit do te aplikohen sanksionet e parashikuara ne Kodin Rrugor sanksione te cilat arrijne deri ne heqjen e mjetit me karroatrec.
Tarifat e parkimit ne te gjitha zonat e kryeqytetit
Vendimi i miratuar ne Keshillin Bashkiak i ndan vend-parkimet ne tri kategori sipas vendndodhjes. Keshtu zona qe perfshin qendren e Tiranes qe quhet Zona A parashikon nje vlere prej 100 lekesh ne ore. Zona tjeter qe perfshin rruget dytesore hyn ne kategorine e zones se dyte dhe cilesohet si Zona B. Te parkosh brenda kufijve te saj te kushton 40 leke ne ore. Ndersa zonat periferike hyjne ne zonen e trete ose Zona C. Parkimi ne rruget e saj kushton vetem 20 leke ne ore. Megjithate tarifa e parkimit mblidhet edhe duke pasur parasysh llojin e automjetit. Keshtu per autobuset e te gjitha llojeve parkimi kushton 100 leke ne ore. Per mikrobuset auto-taksi 8 - 10 vende vlera e parkimit eshte 20 leke ne ore. Per minibuset e tjera te cdo lloji tarifa eshte percaktuar 30 leke ne ore. Autoveturat shteterore dhe private kushtojne 100 leke ne ore per Zonen A 40 leke ne ore per Zonen B dhe 20 leke ne ore per Zonen C. Kamionet deri 3.5 tone kushtojne 10 leke ne ore. Nje vend-parkim per kamionet mbi 3.5 deri 8 tone kushton 15 leke ne ore per ata mbi 8 deri ne 14 tone parkimi kushton 20 leke ne ore ndersa per kamionet mbi 14 tone parkimi kushton 50 leke ne ore. Per subjektet qe kerkojne parkim te rezervuar prane institucioneve te tyre publike ose private tarifa perllogaritet duke shumezuar vleren sipas zones se parkimit me koeficientin 0.7 per rezervim 12-mujor. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes struktura e ngarkuar per mbledhjen e tarifes se parkimit te automjeteve per parkimin e rezervuar eshte Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise se Tiranes e cila llogarit detyrimin dhe ndjek pagesat e tarifes se parkimit pasi subjekti ka marre lejen perkatese nga Drejtoria e Transportit ne Bashkine e Tiranes.
Sa kushton parkimi
Autobuse te te gjitha llojeve 100 leke/ore
Mikrobuset
Autotaksi 8 - 10 vende 20 leke/ore
Minibuse te tjera te cdo lloji 30 leke/ore
Autoveturat shteterore dhe private
Zona A 100 leke/ore
Zona B 40 leke/ore
Zona C 20 leke/ore
Kamionet
Deri 3.5 tone 10 leke/ore
Mbi 3.5 deri 8 tone 15 leke/ore
Mbi 8 deri ne 14 tone 20 leke/ore
Mbi 14 tone 50 leke/ore
3 Shtator 2010