Virusi i Nilit shkon ne 11 numri i te vdekurve ne Greqi rrezikohet rajoni
Rendohet bilanci i viktimave te prekur nga Virusi i Nilit Perendimor ne Greqi. Semundja infektive qe transmetohet nga mushkonjat u ka marre jeten 11 personave nderkohe qe ne te gjithe vendin jane konfirmuar 150 raste si te infektuar me virusin e Nilit. Keto te dhena jane raportuar dje nga Qendra Greke per Semundjet Infektive. Sipas kesaj qendre keto shifra alarmante kane bere qe autoritetet te shtojne masat ne zonat e prekura nga virusi. Por pavaresisht dezinfektimeve ne zonat me te prekura te vendit virusi qe perhapet me ane te mushkonjave ka renduar bilancin e viktimave dhe rastet e reja vazhdojne te shtohen cdo dite. Nderkohe qe dije u konfirmuan dhe 2 viktima ne Rumani per shkak te kesaj semundjeje infektive. Viktimat e virusit zakonisht jane persona te moshes se trete. Virusi mban emrin e Nilit Perendimor pasi per here te pare eshte zbuluar ne Ugande ne vitin 1937 ne krahinen e lumit te Nilit Perendimor. Ne disa vende kjo semundje quhet edhe ethet e Nilit.
Rastet
Pas gjendjes alarmante ne Greqi ministria rumune e Shendetesise raportoi dje per 2 persona qe kane humbur jeten pikerisht nga virusi i Nilit Perendimor. Sipas te dhenave te kesaj ministrie me kete virus jane infektuar edhe 7 persona te tjere ne qytetin e Bukureshtit ne Rumani. Rasti i pare me Virusin e Nilit Perendimor u zbulua per here te pare ne rajon kete vit ne fund te korrikut ne Greqi. Ne shtetin fqinje deri tani kane humbur jeten 11 persona ndersa mbi 150 te tjere jane infektuar 9 prej te cileve ne gjendje te rende. Virusi i rralle shkakton meningjit dhe encefalit por vdekja ndodh ne pese per qind te te semureve. Per perhapjen e shpejte te ketij virusi dhe per rrezikun qe i kanoset vendit tone para pak ditesh reagoi dhe drejtori i politikave shendetesore ne ministrine tone te Shendetesise njekohesisht dhe mjek infeksionist Pellumb Pipero si dhe specialistet e epidemiologjise ne ISHP. Sipas autoriteteve te shendetesise shqiptare vendi yne nuk rrezikohet nga virusi infektues sepse ky eshte nje virus qe shkaktohet nga mushkonjat e infektuara dhe se ardhja e emigranteve shqipetare ne atdhe nuk perben asnje problem.
Masat
Te shqetesuar nga rritmi i perhapjes se virusit te Nilit ministria e Shendetesise dite me pare mblodhi per diskutim rreth ketij problemi Komisionin e Specialisteve per Semundjet Infektive per te sensibilizuar te gjithe mjeket infeksioniste lidhur me shenjat dalluese te ketij virusi dhe per te marre masat e nevojshme per te parandaluar mberritjen e virusit ne vendin tone. Po ashtu nga ministria u dhane udhezime per te gjitha drejtorite e shendetit publik ne rrethe qe nese ne kete periudhe dikush do te paraqiste simptoma te dyshuara duhet shikuar mundesia e nje meningjiti me origjine virale. Virusi i Nilit Perendimor eshte nje kompleks virusesh dhe deri tani nuk ka asnje vaksine kunder semundjes tek njerezit dhe me sa duket do te duhen disa vjet para se zbulohet nje vaksine e tille. Nese infektohesh me kete virus krijohen inflamacione ne tru ose ne shtyllen kurrizore. Virusi hyn direkt ne sistemin nervor dhe ndikon duke shkaktuar simptoma dhe probleme si humbja e kujteses veshtiresi ne te folur paralize humbje te degjimit ose te shikimit bllokim te frymemarrjes gjendje kome. Nese semundja nuk trajtohet ne kohe pasojat mund te jene fatale deri ne humbjen e jetes.
2 Shtator 2010