Alternativa pas braktisjes se fisit
Nuk ka dyshim qe tipologjia e jetes sociale dhe dialektika e veprimit te institucioneve sociale te bazuara ne lidhjet e gjakut dhe marredheniet fisnore jane duke pesuar ruptura strukturore funksionale dhe transformime thelbesore ne lidhjet e njeriut me to. Keto ndryshime duhen vleresuar ne tere seriozitet e pamjes dhe thelbit. Nuk ka dyshim qe tashme te gjithe jemi pjesetare te nje shoqerie qe po atomizon lidhjet sociale dhe per shkaqe te natyres se modernitetit duket se njerezit tane dikur tradicionale te lidhur pas gjakut dhe fisit gjithnje e me shume po i ftohin keto lidhje qe kane qene tipike per shoqerine tone. Rrethi i lidhjeve tradicionale dhe relacionet e korrelacionit gjenealogjik kane tendence te forte qe te ngushtohen deri ne limitet e kufizuara te familjes berthame.
Kjo tendence e natyrshme e modernitetit nuk ka qene e njohur per shoqerine tone te se kaluares e cila per shkak te natyres tipike ballkanike ka qene shume me lidhje te shumefishta dhe te shumellojshme te konsoliduara brenda gjakut dhe marredhenieve te fisit. Por tani eshte e pamundur qe moderniteti te mos sillte keto ndryshime qe si edhe per shoqerite e tjera perendimore evropiane jane te natyrshme te shfaqen ne te njejten tipologji edhe ne shoqerine tone. Dobesimi i lidhjeve sociale te gjakut eshte nje faktor madhor percaktues qe po sjell pasoja evidente qe kane te bejne me prirjen tashme te thelle dhe konstante te kufizimit te socialitetit dhe dobesimit te aftesive te njerezve per sociabilitet. Kjo eshte arsyeja pse ne shoqerine tone moderne njerezit per here te pare ndoshta ne historine e qyteterimit tone kane tendence te kufizojne lidhjet e brendshme dhe te jashtme. Kjo ka bere qe njerezit tane te reduktojne dukshem dimensionin social.
Ne kete kontekst duhet te behemi te ndergjegjshem te njohim te vertetat dhe te pranojme pasojat sociale te tyre dhe te parashikojme masat e duhura kompensuese per te zbutur efektet e tyre dezintegruese dhe asocializuese. Nuk ka dyshim qe tani po transformohet godina sociale e shoqerise tone po ndryshojne marredheniet dhe tipologjite e vjetra te lidhjeve te gjakut dhe fisit. Kjo tregon ne esence se shoqerise moderne shqiptare po i preken themelet sociale te dikurshme qe kane qene bazuar ne radhe te pare ne lidhjet tradicionale ne solidaritetin mekanik qe gelonte brenda lidhjeve familjare dhe ne hapesiren e ngushte te lidhjeve te gjakut e cila ka qene edhe nje faktor komplementar dhe garanci mbeshtetese apo mbrojtese e interesave te njeriut.
Natyrisht nuk kemi cfare ti bejme as ndryshimit te kohes as transformimit te lidhjeve sociale dhe tipologjise se familjes shqiptare. Ca me pak nuk mund te bejme pothuaj asgje per te ndryshuar karakterin dhe natyren individualiste te njeriut dhe formatimit te shoqerise tone me rreze sociale te kufizuar. Po cfare mund dhe duhet te bejme dhe si mund te kompensojme me mjete te tjera sociale defektet qe po shfaqen ne kete realitet te ftohjes se tutkallit familjar qe buronte nga lidhjet e gjakut dhe fisit dhe qe tashme jane duke u zbehur
Natyrisht shoqeria moderne ka prodhuar instrumente qe e ndihmojne ate qe te kompensoje ne forma te tjera impersonale jashte kornizave te ngushta te lidhjeve te fisit dhe te gjakut kushte dhe hapesire per te ruajtur ne nje nivel te moderuar socialitetin dhe sociabilitetin e shoqerise per te mbajtur te temperuar nje mase te arsyeshme te kohezionit social qe i duhet funksionimit te normal te shoqerise. Vendin e lidhjeve te fisit dhe te gjakut te cilat perseri ekzistojne ne nivele me te reduktuara eshte e mundur ta zevendesoje forcimi i lidhjeve te terthorta sociale qe nuk jane lidhje fisi dhe gjaku te marredhenieve midis qytetareve qe ne shoqerine moderne jane kusht ekzistencial per te formuar ate tutkall alternative qe ne e quajme kapital social. Kapitali social eshte vlere e madhe qe buron nga energjite e organizuara dhe vullnetare te shoqerise civile nga organizimi demokratik i jetes sociale ne shoqerine tone. Ne nje fare menyre kapitali social i krijuar nga lidhjet e drejtperdrejta dhe te terthorta direkte dhe indirekte midis qytetareve dhe shoqerise civile eshte ai tutkall social qe zevendeson dhe ploteson zbehjen e lidhjeve te gjakut dhe dobesimin e familjes tradicionale.
Nese do te vleresojme si duhet situaten e dobesimit te lidhjeve te gjakut dhe faktin qe shoqeria civile shqiptare eshte ende e brishte dhe e paafte qe te prodhoje kapitalin social qe i duhet shoqerise atehere duhet te pranojme se njeriu ne keto kushte eshte ne gjendje akoma me te pambrojtur. Pikerisht ky eshte shkaku qe sot jo vetem shoqeria jone eshte bere me neurotike dhe pa kohezion social por dhe individi po coroditet nga qe ka filluar te ndjeje vetmine sociale ftohjen e lidhjeve biologjike dhe zbehjen e socialitetit dhe te interesimit human. Njerezit tane ndodhen para veshtiresive te dyanshme Nga njera ane ata kane per shkak te zbehjes se lidhjeve te gjakut dhe relacioneve te zbehta familjare nje vakum ekzistencial qe u krijon boshllek shpirteror te brendshem dhe nga ana tjeter jetojne ne nje shoqeri e cila per shkak te mungeses se kapitalit social eshte bere gjithnje e me shume nje terren i rreshqitshem per njeriun.
Duke e pare kete situate sociale dhe individuale ne mendimin sociologjik dhe ne politologjine moderne ka shqetesim per te gjetur mjetet adekuate te kompensimit te humbjeve qe ka sjelle ftohja e gjakut dhe dobesimi i lidhjeve tradicionale fisnore. Ndaj gjithnje e me shume po flitet per te nderhyre ne shoqeri me mjete dhe instrumente sociale me qellim qe te mbajme te ngrohur tutkallin e lidhjeve sociale ne menyre qe te zevendesohet humbja e natyrshme qe vjen nga zbehja e lidhjeve te gjakut dhe te fisit. Shoqeria jone nuk ka pse qahet per proceset qe ndodhin qe ne thelb jane objektive te pashmangshme dhe te pavarura nga vullneti i individual i njeriut. Ne vend te ankesave duhet te gjejme rruget e duhura qe i ka vene ne dispozicion shoqeria moderne dhe qe kane te bejne se pari me forcimin e lidhjeve paralele qe perbejne kapitalin social qe mund te sherbeje si material ngjites per te kompensuar ftohjen e lidhjeve te gjakut ose per te qene me i sakte procesin e ngrirjes se ngadalte te tutkallit qe duhet te ekzistoje ne formen e kapitalit social.
Njeriu pavaresisht nga niveli i funksionimit te kesaj lidhjeje sa me moderne te behet shoqeria aq me shume ai do te behet bir jetim qe gjithnje e me shume do te jetoje i vetem ne shoqerine pa korniza te forta sociale. Qytetaret tane po perpiqen te vozitin varken e jetes se tyre duke perdorur me ekonomi forcat e tyre dhe duke pasur gjithnje e me pak shpresa tek lidhjet e gjakut apo tek tutkalli social i shoqerise moderne. Sociologet kane te drejte kur thone se ai po noton i vetem ne nje shoqeri qe ka po aq shanse sa dhe rreziqe qe duhen perballuar me shume me forca dhe energjite individuale te njeriut te vetmuar.
Gjaku nuk behet uje - thote populli yne. Por me sa duket eshte me i mire dhe me me vlere kur zevendesohet nga tutkalli social qe eshte lidhes mjaft i mire ne shoqerine moderne. Natyrisht ne kete shqetesim social qe po kalojme ka ndikim te ndjeshem fakti se per njerezit tane eshte paqarte kurba sociale e levizjes se kapitalit social. Nderkaq nuk dihet se deri ku do te mberrije procesi i modernitetit social i ftohjes se lidhjeve te gjakut dhe thellimi i procesit te individualizimit te shoqerise. shte e drejte te pyesim se cfare do e mbaje te bashkuar shoqerine tone Ky eshte problem filozofik fondamental per kohen ceshtje me vlere praktike per funksionimin e lidhjeve sociale ne gjithe shoqerite moderne.
Problemi eshte kompleks politik ideologjik social dhe antropologjik i trajtuar me shume kujdes dhe skrupulozitet nga sociologet e kohes moderne te pakten qe nga koha e sociologut modern Emile Durhejmit deri ne ditet tona. Problemi qe shtrohet eshte percaktimi se cili eshte tutkalli qe mban te lidhur dhe ne kohezion shoqerine tone sot. Une mendoj se teza e Durkheimit sot eshte me shume aktuale se ne kohen e vet. Ne shoqerine tradicionale tutkalli social qe mban te lidhur shoqerine tradicionale ishte solidariteti mekanik i bazuar ne rendesine prioritare qe kane lidhjet e gjakut midis njerezve si mjet qe krijon kohezion nepermjet ruajtjes dhe funksionimit te homogjenitetit te lidhjeve detyrave dhe detyrimeve te percaktuara. Ndersa tutkalli social qe tani shfaqet ne formen e kapitalit social zbulim sociologjik i bere shume kohe pas Dyrkheimit mundeson lidhjen dhe kohezionin organik te njerezve tane ne shoqerine moderne. Ndaj duhet ti kushtojme kujdes krijimit te lidhjeve qytetare qe krijojne kapital social pa te cilin nuk mund te ekzistojne ndjenjat e socialitetit dhe aftesite e njeriut per sociabilitet qe ne kushtet e shoqerise tone kane filluar te tregojne se kane funksion te specializuar dhe mund te luajne role qe krijojne pastaj edhe lidhjet me familjen dhe shoqerine
4 Shtator 2010