Në shtëpinë e kryepolicit të vrarë, të afërmit: Fëmijët s’e dinë
TIRANË- Në shtëpinë e kryekomisar Adem Tahirajt, dyert e mortit ishin hapur. Njeriu që vite të tëra kishte punuar në radhët e policisë së shtetit ishte zhvendosur prej vitesh nga Tropoja për në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë. Shtëpia e tij, një trekatëshe e ndërtuar vitet e fundit, ndodhet në fund të rrugën “Perlat Rexhepi”.
Prej larg bie në sy, pasi është ndër shtëpitë me të veçanta të zonës. Në orët e vona të mbrëmjes, në derën kryesore të shtëpisë, vihej re prania e
dhjetëra personave, vetëm burra. “Ademi ia kushtoi jetën policisë. Nuk dimë ç’të themi. Jemi ende të paqartë për çfarë
ka ndodhur. Ai la tre fëmijë jetim e gruan”, - tha kushëriri i tij i parë, i cili prej shumë vitesh punonte si mësues.
Burri rreth të 60-ve tha se nuk dinë asgjë për ngjarjen, pasi nuk kanë patur kontakte me policinë. “Policia le të zbardhë ngjarjen. Ne s’mund të flasim më gjatë, se tre fëmijët ende nuk e dinë se çka ndodhur”, - tregon kushëriri. Miqtë dhe të afërmit e tjerë të viktimës, të cilët djegin pafund cigare nuk pranojnë të flasin. Ndërsa brenda gratë qëndrojnë në heshtje, se sipas zakonit nuk vajtohet natën, edhe pse komshinjtë thonë se kur morën vesh lajmin e kobshëm zërat e kujës u dëgjuan prej larg.
(e.m/GSH/BalkanWeb)