E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne shtetin helen, 2500 te burgosur jane shqiptare

Ne shtetin fqinj, Greqi, ndodhet dhe nje numer i konsiderueshem shqiptaresh, te cilet jane te burgosur. Keta te fundit kane vite qe kerkojne transferimin ne Shqiperi qe te vuajne denimin, por kjo gje ende nuk eshte bere e mundur. Gjate vizites se tij ne shtetin helen, zv. ministri shqiptar i Drejtesise, Eduart Halimi, ka diskutuar me homologet greke edhe per problemin e 2500 te burgosurve shqiptare qe vuajne denime ne burgjet e Greqise. Ai madje eshte takuar me te burgosur ne burgun e Koridhalosit, per t'u njohur nga afer me problemet e tyre, te cilat ia percolli pales greke, e sic tha, gjeti mirekuptim. Sipas te dhenave te fundit, qe jane dhene nga Ministria greke e Drejtesise, 25 per qind e te burgosurve ne burgjet greke, ose nje nder kater te burgosur jane shqiptare. Ne Greqi, cdo dite, dy persona, nje grek dhe nje i huaj kalojne deren e qelise dhe numri i tyre rritet cdo dite. Ky fenomen, sipas mediave vendase, ka shkaktuar shok ne shoqerine greke edhe per arsyen se sistemi i sotem i burgjeve nuk mund ta perballoje kete rritje. Por ajo qe shton me teper shqetesimin eshte rritja e numrit te te burgosurve me nenshtetesi te huaj, nje faktor ky qe shton rritjen e diskriminimit te tyre. Perqindja e burgimit te shtetasve te huaj eshte 6 here me e madhe se ajo e burgimit te shtetasve greke. Keshtu, ne 100 mije banore greke, 6 prej tyre burgosen. Ndersa per te njejten shifer banoresh te huaj, rezulton se burgosen 35. Raporti i Ministrise greke te Drejtesise tregon se numri i pergjithshem i te burgosurve ne Greqi eshte deri me sot 10983 persona, kundrejt 8284 persona qe ishin ne vitin 2002, pra nje rritje prej 32,5 per qind. Tendenca e burgosjes se te huajve me shumice ne krahasim me greket duket qarte ne shifrat qe japin organet greke. Cdo muaj, 60-70 persona marrin rrugen e burgut. Prej tyre, 35, pra gjysma jane te huaj dhe prej ketyre te fundit 17 jane shqiptare. Sipas statistikave, te burgosurit e huaj ne Greqi jane gjithsej 5253 vete qe perbejne 48 per qind te numrit total te te burgosurve. Nga keta, 2500 jane shqiptare, qe kane kerkuar qe te transferohen ne Shqiperi.

Ne Greqi me shume se 700 mije shqiptare

Ne baze te llogarive te thjeshta, rezulton se aktualisht ne Greqi jane 1500000 te huaj, prej te cileve 700000 jane shqiptare. Nese nga shtetasit greke burgosen 6 persona ne 100000 banore, nga shtetasit shqiptare burgosen 38 persona ne 100000 emigrante nga Shqiperia. Ne vitin 2002, kjo shifer ishte 28 te denuar ne 100000 emigrante shqiptare, pra kemi nje rritje brenda 5 viteve te mases 35,7 per qind. Kjo rritje e ketij numri te burgimit, pervecse tregon shkallen e diskriminimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›