Pacienteve do t'u ofrohet sherbimi falas
Sherbimi i hemodializes do te mund te privatizohet vetem ne fund te ketij viti dhe jo ashtu sic ishte parashikuar, ne fund te 2007. Sipas ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, duhet qe te kryhen nje sere procedurash per kostot si dhe menyren se si do te privatizohet sherbimi. "Hemodializa do te mund te privatizohet vetem ne fund te ketij vitit, pasi procedurat qe duhet te ndiqen kerkojne kohe te gjate. Nderkohe qe duhet te percaktohet edhe menyra te cilen duhet te ndjekim" ka pohuar Ministri i Shendetesise Nard Ndoka. Sipas tij, nese ky sherbim do te privatizohet, atehere edhe cilesia e tij do te jete me e mire, kurse pacienti do ta perfitoje falas ate. Nje vit me pare, drejtuesit e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" dhe ata te Ministrise se Shendetesise kane hedhur idene e privatizimit te sherbimit te hemodializes. Ky projekt eshte mbeshtetur nga mjeket e ketij pavijoni. Nderkohe qe ata theksojne se cdo gje varet se cfare forme do te marre ky projekt, pasi deri me tani ata nuk jane njohur me te. Kurse specialistet e Ministrise se Shendetesise kane pohuar se aktualisht eshte ne fazat perfundimtare te shqyrtimit dhe te verifikimit te kostos. Eshte menduar qe rreth 80 paciente te marrin sherbimin ne kete qender spitalore, kurse pjesa tjeter ne klinikat private qe do te hapen. Sipas specialisteve, nese perdoret nje sistem, i cili po aplikohet edhe ne vendet e tjera te Lindjes, atehere do te jete me me pak kosto per spitalin dhe per buxhetin. "Per mendimin tim, por ende nuk e di se cili sistem do te perdoret, do te ishte shume me mire qe sherbimi i hemodializes te perfshihej ne privatizim. Kjo per vete faktin se paguhet shume, nderkohe qe do te ishte me me leverdi nese do te ishin me pak paciente" ka pohuar disa kohe me pare mjeku i hemodializes, Myftar Barbullushi. Por ajo qe theksojne mjeket eshte se duhet te mendohet nje zgjidhje per te semuret, te cilet pervec problemeve qe kane me veshkat, kane edhe probleme kardiake, hipertension dhe diabet. Kjo kategori eshte edhe ajo qe duhet te trajtohet ne QSUT, sipas mjekeve nefrologe dhe drejtuesve te sherbimit te hemodializes. Sot, ne Shqiperi numerohen rreth 164 paciente, te cilet marrin kete sherbim ne te gjithe vendin dhe kalkulimet e bera nga drejtoria ekonomike ne Ministrine e Shendetesise kane nxjerre se duhen 15 mije uro per te kuruar nje pacient, i cili vuan nga semundje te veshkave dhe kryen dialize.
Sherbimet e privatizuar
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" sot numeron nje sere sherbimesh te privatizuar. Keshtu nder te paret ka qene ai i kuzhines, tashme ai i hotelerise dhe lavanterise. Sipas rregullit, nje firme private qe fiton tenderin i jepen parate dhe me pas ajo ofron sherbimin falas per pacientet
Sherbimet e privatizuar
Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" sot numeron nje sere sherbimesh te privatizuar. Keshtu nder te paret ka qene ai i kuzhines, tashme ai i hotelerise dhe lavanterise. Sipas rregullit, nje firme private qe fiton tenderin i jepen parate dhe me pas ajo ofron sherbimin falas per pacientet