E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia ne shtatzeni, anomali ne lindje

Rreth 50 femije, te cilet lindin ne maternitetin "Koco Glozheni" kane anomali per shkak se nenat e tyre kane shume pak informacion per edukaten shendetesore. Sipas te dhenave rezulton se infeksionet jane shkaktari kryesor i ketyre anomalive, por jane edhe semundjet gjenetike te trasheguara ato qe mund te sjellin probleme te tilla. "Per shkak te nivelit te ulet shendetesor qe kane nje pjese e mire e grave shtatzena, ne maternitetin tone nga 5 mije lindje ne vit, 1 per qind e tyre lindin me anomali", ka theksuar drejtoresha e Maternitetit, "Koco Glozheni", Rubena Moisiu. Sipas saj, eshte e keshillueshme qe femrat, menjehere pasi te kryejne testin e shtatzenise, duhet te kryejne konsultat me mjeket gjinekologe per te marre informacionin e duhur.

Anomalite

Grave shtatzena, kryesisht ne zonat rurale, u mungon edukata shendetesore per te ruajtur veten dhe foshnjat qe sjellin ne jete nga semundjet e renda infektive. Sipas Rubena Moisiut, mjeke gjinekologe ne maternitetin nr.2 "Koco Glozheni" ne Tirane, per shkak te nivelit te ulet te edukimit shendetesor, nder 5000 lindje ne vit, 1 per qind e bebeve lindin me anomali. Pa harruar se shume prej grave rrezikojne lindjen nga kanceret e zbuluara ne muajt e fundit te shtatzenise. "Ka pasur raste qe nje pjese e mire e femrave kane zbuluar ekzistencen e semundjeve te renda tumorale ne organet gjenitale, vetem ne muajt e fundit te shtatzenise. Kjo rrezikon si jeten e tyre ashtu edhe te femijes. Nderkohe qe e gjithe situata vjen per shkak te nivelit te ulet te njohurive qe kane ne kete fushe", ka pohuar Moisiu. Sipas saj, materniteti i ri ne Tirane ne bashkepunim me Institutin e Shendetit Publik do te kryejne per here te pare nje studim mbi prevalencen e HIV/AIDS te grate shtatzena. Mjekja gjinekologe tha se 50 per qind e lindjeve nga nenat e semura me HIV/AIDS, transmetojne virusin te bebet e porsalindura.

Semundjet gjenetike

Semundjet gjenetike mund te parandalohen qe ne shtatzeni apo edhe me pare. Parandalimi do te beje te mundur semundjet te 3 per qind e femijeve qe sot regjistrohen me kete lloj semundjeje. Por, duhet te jene prinderit, te cilet te kryejne analizat dhe te bejne konsultat me mjeket per mundesine e shfaqjes se ketyre lloj semundjeve, te cilat trashegohen nga mosperputhja e gjeneve te te dy prinderit. Sipas mjekeve, deformimi i nje gjeni eshte shkaktari shfaqjes se ketyre semundjeve, te cilat jane te pasherueshme, ose qe kurohen me veshtiresi dhe ne te shumten e rasteve zgjasin per gjate gjithe jetes. Ndaj edhe kujdesi duhet te tregohet qe gjate shtatzenise dhe informacioni qe duhet te kene prinderit gjate kesaj periudhe eshte shume i rendesishem. Shqiperia, si vend mesdhetar, nuk mund t'iu shpetoje semundjeve te trashegueshme te gjakut, sic jane hemofilia edhe talasemia. Por semundje te tjera qe regjistrohen per shkak te deformimit te gjeneve jane edhe verberia, aftesia e kufizuar dhe semundjet e shendetit mendor. Sipas mjekeve, anomalite nuk jane te njejta apo te se njejtes forme te te gjithe pacientet.

Shtatzenite e padeshiruara

Shtatzeni te padeshirueshme e per pasoje edhe aborte qe demtojne rende shendetin e gruas. E ndersa planifikimi familjar eshte nje nder vendimet me te rendesishme per cdo familje duket se ky proces eshte i deshtuar, sidomos ne zonat rurale. Te ndodhur perballe kesaj situate, rreth 70 per qind e grave, pergjegjes per shtatzenite e padeshirueshme bejne meshkujt. Ndersa, nga ana tjeter, meshkujt jo vetem qe nuk ndihen plotesisht pergjegjes, por jane edhe kundra aborteve. Ky eshte rezultati i studimit "Problematikat e Planifikimit Familjar" realizuar nga Instituti i Shendetit Publik. Studimi eshte realizuar ne zonat rurale ne Lezhe, Shkoder dhe Korce, ne te cilen jane perfshire mijera gra dhe meshkuj te intervistuar.

Abortet, nje ne tri lindje

Numri i aborteve eshte rritur aq shume sa keto veprime tashme, per shume femra duken me se normale. Studimi i fundit i Institutit te Shendetit Publik tregon se ne 3 lindje, behet 1 abort. Duke e cilesuar shifer te larte numrin e aborteve qe ndodh, per numer lindjeje, specialistet e ISHP-se pohojne se duhet te perdoren metodat kontraceptive, ne menyre qe te mos arrihet ne nje shtatzeni te padeshirueshme. "Mendojme se numri i aborteve eshte i larte ndaj dhe njerezit duhet te ndergjegjesohen dhe te perdorin metoda mbrojtese, si menyra me e mire per te shmangur shtatzenite e padeshirueshme, te cilat shpesh dergojne ne abortime", thuhet ne studimet me te fundit te ISHP-se.

Femijet down nga nena ne moshe te re

Lindja e femijeve me sindromen down varet shume nga mosha e nenes, dhe kur ajo kryhen lindjen. Sipas ekzaminimeve dhe studimeve te kryera nga mjeket e huaj ka rezultuar se nese mosha e nenes eshte rreth 24 vjec, probabiliteti per te lindur nje femije me probleme te tilla eshte 1 ne 1350 lindje. Por nese mosha e nenes eshte mbi 50 vjec ky probabilitet eshte 1 ne 50 femije te lindur. Por pervec problemeve te moshes se nenes nje tjeter faktor qe ndikon ne shfaqjen e ketyre semundjeve mendore eshte edhe deformimet qe mund te pesojne gjenet gjate ngjizjes po edhe rritjes se femijes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›