Abonete e reja, ne treg me 3 qershor
Luljeta Ndoka
Abonete me cmimet e reja, per muajin ne te cilin sapo hyme, do te dalin ne treg me tre qershor. Gjithashtu, mesohet se per keto dite, pervec aboneve te majit qe do te njihen, edhe vlera e biletes do te jete 20 leke, sa ka qene para se te miratohej vendimi nga Qeveria. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetes, Kujtim Hyka, shprehet se aktualisht abonete dhe bileta jane ne proces botimi nga shtypshkronja "Vlera".
Shperndarja
Mijera abone te pergjithshme, studenti, te linjave te vecanta apo edhe biletat njeudhetimeshe do te shperndahen me 3 qershor. Lajmin e ben te ditur Shoqata Kombetare e Transportit Urban.. sipas sekretarit te saj, Kujtim Hyka, abonete kane filluar te shtypen mbremjen e 30 majit. "Normalisht ne i nxjerrim ato ne treg cdo date 27 te muajit paraardhes. Por, kesaj here anomalite u krijuan per shkak te disa zvarritjeve nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Megjithese vendimi ishte botuar ne Fletoren Zyrtare, Drejtoria e Tatimeve nuk ishte njohur me nje fakt te tille dhe vetem kembengulja jone beri qe nje gje e tille te ndodhte dhe te fillonin procedurat e shtypjes se aboneve", tregon Hyka. Sipas tij, procedurat per nxjerrjen ne treg te abonimeve te reja zgjasin paksa, duke pasur parasysh edhe ndryshimet qe do te behen ne afishimin e cmimeve, apo ato masa sigurie qe jane. Megjithate, SHKTQ premton se qytetaret do t'i kene ato ne dore e shumta deri me 3 qershor.
Biletat
Keshtu, pervec faktit se per ditet e para te qershorit do te njihen abonete e majit, e njejta logjike do te ndodhe edhe me biletat njeudhetimeshe. "Gjate ketyre diteve, deri sa te shperndahen biletat per muajin qershor, do te njohim cmimet e vjetra te sherbimit qe ne ofrojme", thote sekretari i SHKTQ-se, Kujtim Hyka. Kjo do te thote se deri ne shtypjen e biletave me cmimet e reja te atyre njeudhetimeshe apo mujore, urbanet do te operojne me cmimet e vjetra. Duke kerkuar ndjese per vonesat, edhe pse ato nuk ishin ne dore te shoqates, Hyka Sipas Hykes, shkaku pse ato nuk u shtypen ditet e fundit te majit, lidhet me faktin se Drejtoria e Pergjithshme te Tatimeve e ka zvarritur kete proces, edhe pse vendimi ishte botuar ne Fletoren Zyrtare. Brenda pak ditesh, bileta njeudhetimeshe do te kushtoje 30 leke, aboneja e pergjithshme 1200 leke, aboneja vetem per nje linje 900 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Ne relacionin per projektvendimin ne fjale thuhet se ndryshimet e reja ne tarifa jane bere ne vitin 2004. "Gjate kesaj periudhe 4-vjecare, sherbimi ne transportin qytetes te udhetareve ka pesuar nje ulje te nivelit te standardeve te sherbimit, si pasoje e rritjes se cmimit te naftes dhe vajrave lubrifikante ne treg", thuhet ne relacion. Gjithashtu,po ne kete dokument tregohet se abuzim kane kryer edhe anetare te shoqatave ne lidhje me kategorine e qytetareve qe perfitojne udhetimin falas. Nga studimi i kryer nga Instituti i Studimeve te Transportit, per vitin 2007 rezultoi se rreth 10 per qind e qytetareve qe perdornin mjetet e transportit qytetes, ishin te pajisur me karta anetaresie.
Abonete, vonesat do t'i perkasin te shkuares
Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes premton se vonesat e abone i perkasin nje te shkuare. "Perjashtuar vonesat per qershorin, per shkak te ndryshimit te cmimeve dhe procedurave te zvarritura, premtojme se nuk do te kete me vonesa ne muajt pasardhes. Sapo te stabilizohemi me nxjerrjen ne treg te tyre kesaj here, nje gje e tille nuk do te perseritet", thone burime nga shoqata. Keshtu, problemet e para me vonesat e shperndarjes se aboneve nisen ne nentor te vitit te kaluar. Shkak per nje gje te tille u be mungesa e subvencionimit nga ana e shtetit per kategorite qe udhetojne falas, rritja e cmimit te karburantit si dhe shitjet e aboneve nga nje kompani fantazme, e cila nuk kishte te drejte ta bente kete. Keshtu, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (DPT) ka planifikuar dhe shperndare abone mujore per shoqerine qe kryen transport rrethqytetas "Shpresa-AL", me seli ne Kamze. Pervec faktit se abone mujore mund te shperndaje vetem ato shoqeri qe kryejne transport urban dhe jo rrethqytetas, Drejtoria e Tatimeve, keto abone i ka prodhuar me te njejten ngjyre me ato te Bashkise Tirane.