Në takim me Alfons Balliçin
Cikli i mbrëmjeve koncertore tipologjike të Ansamblit Popullor paraqet nesër në orën 19.00 "Një lulishte me trëndafila", kushtuar Alfons Balliçit. Kompozitorit, instrumentistit dhe dirigjentit i bëhet ky nder si një ndër trashëgimtarët e muzikës tradicionale të Elbasanit.
Arkivisti muzikolog Zamir Këlliçi i referohet viteve '60-të, për ta nxjerrë prej andej fillimet e Balliçit në orkestrinat e bareve të Tiranës së asaj kohe si.
Por më vonë ai do të jetë kompozitor pjesëmarrës në Festivalet e Këngës në Radio Televizion, "Kur vjen pranvera", në anketat muzikore, koncertet e Majit, Festivalet e Muzikës popullore, festivalet e fëmijëve.
Është marrë me krijimtarinë e pasur të Isuf Myzyrit prej të cilës përpunoi këngë që ktheu në modele koncertore, "duke e ngritur nivelin e këngës qytetare elbasanase në modelet më të mira kombëtare të kësaj gjinie."
Mbrëmja e nesërme ka në program edhe nga kjo pjesë me këngë popullore të përpunuara.
Teodoropoulos: "Frankofonia në letërsi"
Për Pranvera e sivjetme të Frankofonisë është ftuar në Tiranë prozatori grek Takis Teodoropoulos për të mbajtur një leksion me temë "Frankofonia në letërsi". Aktiviteti organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, zhvillohet sot në orën 18.00 në ambientet e "Aleancës Franceze".
Teodoropoulos ka studiuar në Francë dhe Akademia Frenceze i ka akorduar "Dekoratën e Argjendtë për promovimin e gjuhës dhe letërsisë franceze", për të gjithë veprën e tij të përkthyer në frëngjisht.