E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria anëtarësohet në Asamblenë e Mesdheut

TIRANË- Shqipëria anëtarësohet në Asamblenë parlamentare të Mesdheut. Lajmi është bërë i ditur gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, ku mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe delegacioni parlamentar, që e shoqëron atë. Asambleja Parlamentare Euro-Mesdhetare (EURO-MED), është institucioni parlamentar i Procesit të Barcelonës.

Konferenca Euro-Mesdhetare e Barcelonës ka lançuar Partneritetin Euro-Mesdhetar me pikësynim promovimin e paqes dhe prosperitetit përmes një strategjie të përbashkët mbi çështjet politike, të sigurisë, si dhe ato ekonomike, kulturore dhe shkëmbimeve humane.

Asambleja përbëhet nga 260 anëtarë, 130 mes të cilëve anëtarë të parlamenteve kombëtare të BE-së dhe anëtarë të Parlamentit Europian, si dhe 130 anëtarë të parlamenteve të vendeve të Mesdheut. Kryetarja e Kuvendit, deklaroi se, anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Asamble është një detyrë e përbashkët për të përmbushur objektivat e EUROMED, për t'u gjetur zgjidhje problemeve, të ndërmarrë nisma në interes të mirëkuptimit, besimit dhe bashkëpunimit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›