E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar pjesemarres ! Kam kenaqesine qe ne emer te Qeverise shqiptare t'ju falenderoj pjesemarrjen ne kete Konference dhe kontributet ne kete fushe, e cila ka ne objekt miratimin e nje strateg

Te nderuar pjesemarres !

Kam kenaqesine qe ne emer te Qeverise shqiptare t'ju falenderoj pjesemarrjen ne kete Konference dhe kontributet ne kete fushe, e cila ka ne objekt miratimin e nje strategjie kombetare per teknologjine e informacionit dhe komunikimit ne vendin tone.
Natyrshem dua t' ju uroj pune te mbare duke e konsideruar takimin e sotem nje forum te rendesishem te vatres intelektuale te elites shqiptare, te elites se profesionisteve ne bashkepunim me partneret nderkombetare jo vetem te pranishem.
Ajo qe jo shume vjet me pare dukej si utopi shkencore tashme eshte bere nje realietet dhe per me teper nje nevoje, domosdoshmeri gjithashtu per cdo vend qe ka aspirata per zhvillim dhe modernizim dhe me duket se Shqiperia perfundimisht ka hyre ne kete hulli.
Ne kohet e integrimeve globale kur te quajtura "autostrada te informacionit" e kane ngritur ne dimensione te paimagjinueshme komunikimin midis njerezve, trasparencen dhe perhapjen e informacionit shtetet dhe qeverite e shume vendeve te perparuara, nderkohe edhe Qeveria shqiptare po bindet gjithnje e me shume, se shtrirja e mjeteve dhe teknologjive te informacionit dhe komunikimit sjellin ndryshime radikale ne proceset e vendimarrjes, ne karakterin e punes dhe marredheniet midis njerezve duke vene kreativitetin ne qendren e veprimit te cdo grupi te organizuar ne ekonomi, ne shoqeri, ne administrate etj.
Kjo shoqeri e informacionit qe duam te krijojme edhe ne eshte nje nga tiparet e modernizimit edhe per politiken tone agresive ne dobi te integrimit. Kam bindjen se ky aktivitet i dimensioneve perendimore ne shoqerine shqiptare do te reflektoje detyrimisht ne zhvillimin ekonomik te vendit, do te rrise ritmet e aktivitetit te gjithanshem sipermarres dhe do te ndikoje ndjeshem ne funksionimin me te mire te demokracise dhe te shtetit te se drejtes, gjithashtu.
Ne perballimin e ketyre sfidave aktuale dhe perspektive ne nisemi nga realiteti yne kombetar dhe natyrisht nga burimet qe disponohen dhe per kete arsye synojme maksimumin pasi nuk mund te kete modernizim dhe progres te pjesshem, asnje tradite apo realitet nuk mund ta justifikoje gjymtimin e vete procesit per te cilin jemi te interesuar.
Sigurisht qe zhvillimi i teknologjise se informacionit dhe komunikimit duke synuar arritjen e standarteve perendimore mbetet nje rruge e veshtire, por dhe une mbetem i sigurt se Shqiperia me burimet intelektuale qe ka, me nje angazhim te qendrueshem politik si dhe duke marre ne konsiderate mbeshtetjen e partnereve tane nderkombetare do ta perdore strategjine qe duam te miratojme sot, ne dobi te pershpejtimit te rritjes ekonomike te vendit dhe te mireqenies te qytetareve te saj.
Me lejoni te sjell ne vemendjen tone te perbashket se axhendat kombetare te teknologjise sone te informacionit dhe komunikimit nuk mund te jene gje tjeter vecse pjese e pandashme e strategjise kombetare te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit pra dhe te aspirates te perafrimit ne familjen e madhe europiane si katalizator per te ulur dhe diferencat ne zhvillim. Kjo lidhet drejtepersedrejti ne nje veshtrim kompleks te kesaj strategjie dhe nuk mund te konsiderohemi sot se jemi ulur ne nje ishull luksoz ne ndonje skaj te realitetit tone.

Pra, ne kete koncept informatizimi i shkollave tona, vazhdimi i reformave qe do te sjelle nje model te ndryshem qeverisjeje me me shume trasparance dhe komunikim me publikun. Informatizimi i komunikimit dhe i sherbimeve qe ofron administrata qendrore si dhe informatizimi i administrates fiskale dhe i sherbimeve qe u ofrohet sipermarresve dhe qytetareve jane disa nga projektet ambicioze te Qeverise dhe te programit te saj.
Ne kete pikepamje Qeveria e Shqiperise do te vazhdoje te investohet per hartimin e programeve te qarta prioritare ne menyre qe perdorimi me eficense i mjeteve te teknologjise se informacionit dhe komunikimit t'i beje politikat me te pergjegjshme te aftesoje proceset e monitorimit dhe kontrollit me te mire te sherbimeve publike, duke rritur ndjeshem shanset e integrimit ne familjen europiane.
Ne te gjithe kete proces me lejoni te ndaj me ju nje mesazh te domosdoshem gjithperfshirjeje dhe theksoj, se per vete natyren e procesit mbetet e domosdoshme perfshirja e te gjithe aktoreve si ne vendimarrje ashtu dhe ne implementimin e kesaj strategjie. Per kete arsye jane te pranishem ne kete salle perfaqesues te gjithe struktarave shoqerise dhe te faktoreve protagoniste te zhvillimit.
Pra, ju uroj pjesemarresve ne kete konference pune te mbare duke falenderuar miqte dhe partneret e ftuar per kontributit qe do te japin sot dhe ne te ardhmen ne kete proces te rendeshem per vendin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›