Ne tetor Shqiperia ne Rrjetin Mesdhetar te Transplanteve

Në muajin tetor Shqipëria do të nënshkruajë marrëveshjen për regjistrimin e vendit në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve.
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Saimir Ivziku, pas realizimit me sukses të transplantit të dytë në këtë qendër spitalore, tha se “transplanti është një eveniment shumë i rëndësishëm jo vetëm për institucionin tonë, por edhe në nivel kombëtar, pasi tregon që stafi i QSUT-së i ka të gjitha mundësitë për të bërë ndërhyrje edhe të këtij niveli”.
Duke u ndalur mbi transplantet e ardhshme, Ivziku tha se “do të vazhdojnë përgatitjet për ndërhyrjet e ardhshme, ku do të kemi një bashkëpunim me Italinë". Ky fakt konfirmohet nga vetë ministri Petrit Vasili, i cili gjatë vizitës së zhvilluar së fundmi në Itali, ka renë dakord që në muajin tetor të këtij vitit, të nënshkruhet një marrëveshje që në thelb të përfshijë Shqipërinë në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve”.
Nga ana tjetër, sipas tij, janë përcaktuar hapat për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Transplanteve, për të bërë të mundur regjistrimin e pacientëve në bazë të rregullave të përcaktuara, duke pasur parasysh dhuruesit. Në të njëtjën kohë do të ngrihet edhe një Komision Kombëtar për Çështjen e Transplanteve. Këto iniciativa dhe nisma ligjore pritet që të sjellin një zhvillim të ri në fushën e transplanteve në QSUT.