Nisin ne Shkoder punimet per kolektoret e ujerave te bardha ne qender te qytetit
Dy prej akseve rrugore kryesore të qytetit të Shkodrës, ai nga lagjia Xhabije në hyrje të qytetit, me destinacion sheshin Zogu i Parë në lagjen Parrucë, si dhe ai nga sheshi i Shatërvanit pranë teatrit "Migjeni" deri në dalje të qytetit pranë lidhjes me aksin rrugor nacional Shkodër-Hani Hotit, janë përfshirë nga punimet. Fadromat e kompanisë ndërtuese, e cila ka fituar tenderin, kanë filluar hapjen e kanaleve përkatëse, ku më pas do të sistemohen tubacionet e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha.
Vlera e financimit për këto dy segmente rrugore shumë të rëndësishme është 1.7 milion dollarë, fond ky i akorduar nga Qeveria shqiptare.
"Kolektori kryesor ka një efekt shumë të rëndësishëm për sistemimin e kanalizimeve të ujrave të bardha, të një pellgu ujëmbledhës, më shumë se rreth 15-20 ha të të gjithë sipërfaqes, i cili do të përfshijë jo vetem rrugën që përshkon kolektori, por në përgjithësi të gjitha degëzimet e rrugëve dhe rrugicave që komunikojnë me këtë aks rrugor", tha Shllaku.
Sipas saj, në këtë mënyrë kompletohet me kanalizime të ujrave të bardha pothuajse e gjithë pjesa perëndimore e qytetit në funksion të ndërtimit më pas edhe të by-pass-it të qytetit të Shkodrës, një tjetër investim madhor i qeverisë shqiptare për qytetin verior. Në vazhdim, Shllaku thotë se "investimet e bashkisë në sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve deri tani kanë zgjidhur në një farë mënyre derdhjen e kanalizimeve të ujrave bardha, ndërkohë që tashmë, me ndërhyrjet më të fundit, ato do të jenë në cilësinë e zgjidhjeve përfundimtare në sistemimin e kanalizimeve të ujrave të bardha."
Me përfundimin e këtyre punimeve, afati i të cilave është në harkun kohor të 150 ditëve, qëndra e qytetit të Shkodrës pritet të disiplinohet në mënyrën më të mirë në aspektin e kullimit të ujrave të bardha, gjë që në periudhat e mëparshme, në disa segmente të qytetit, sidomos në stinën e dimrit, ka krijuar probleme shqetësuese për komunitetin.