Në universitet me dëftesa false, 7 në pranga
ELBASAN- Shtate persona jane ndaluar nga policia e Elbasanit, pasi jane kapur me deftesa pjekurie false, ne tentative konkurimi ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”. Lajmi eshte bere i ditur nga burime policore dhe operacioni per ndalimin e tyre u finalizua pas nje bashkepunimi mes policise dhe universitetit, ne kuader te operacionit te koduar “Studenti”.
Sipas te dhenave paraprake behet fjale per shtetasit e identifikuar si Oliver Binoshaj 22 vjeç nga Shkodra, Ikbale Dauti 52 vjeç nga Shkodra, Alketa Ferra 35 vjeç nga Tirana, Elton Lela 36 vjeç nga Bulqiza, Blerina dhe Ervis Lacku përkatësisht 25 dhe 29 vjeç nga Durrësi dhe Gentjan Bukri 31 vjeç ngaTirana.
Verifikimet e bera kane treguar se deftesat e pjekurise se ketyre personave kane rezultuar te falsifikuara. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar shkollat dhe mesuesit pergjegjes te falsifikimit.