E Diel, 1 Nëntor 2026

Kjo agjensi funksionon në kuadrin e strategjisë së qeverisë për reduktimin e varferise dhe rritjen ekonomike ne mënyrë të vecantë në zonat malore rurale shqiptare. Aktiviteti i kësaj agjens

Kjo agjensi funksionon në kuadrin e strategjisë së qeverisë për reduktimin e varferise dhe rritjen ekonomike ne mënyrë të vecantë në zonat malore rurale shqiptare. Aktiviteti i kësaj agjensie përfshin reabilitimin e infrastrutkturës rurale bujqësore, zhvillimit bujqësor, kryesisht të shërbimit këshillimor, mbështetjes veterinare , si dhe menaxhimit të pyjeve kullotave, duke kthyer ato nga pronë shtetërore në përdorim të komunave. Vetë programi ka në filozofi investimin me pjesëmarrje të komunitetit dhe kërkesa duhet të vijë komuniteti për investimet dhe shërbimet.

Zoti Meta, tha se, ky takim zhvillohet jo vetëm si një takim radhe, por edhe në kuadrin e përgjegjësive të reja të qeverisë shqiptare, si dhe kërkoi harmonizimin sa më të mirë të aktivitetit te Agjensisë me Ministritë e Bujqësisë dhe të Pushtetit Vendor, si dhe me institucione të tjera bashkëpunëtore në realizimin e programit.

Shtrirja e investimeve në të gjitha zonat malore , kryesisht në ato më të varfëra dhe më problematike të vendit, u trajtuan si prioritete të ndërhyrjes me investime dhe shërbime të agjensisë.

Edhe ministrat që morrën pjesë në takim ngritën edhe një herë problemin e koordiminit me efikas mes institucioneve të përfshira si dhe ranë dakort të merren masa të mëtejshme për rritjen e efektivitetit të investimeve kryesisht në infrastrukturë rurale dhe zhvillimin bujqësor të këtyre zonave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›