Në vend të Coentraos, Nagatomo!

Real Madrid thuhet se po e dëshiron me çdo kusht në skuadër mbrojtësin japonez të Interit, Yuto Nagatomo.
Forma jo e mirë e Coentraos, sidomos problemet e fundit të lojtarit me Jose Mourinhon kanë bërë që Reali të mendoj pasardhësin e tij e që sipas të gjitha gjasave do të jetë Nagatomo.
Mbrojtësi japonez po kalon formë të mirë te Interi duke rënë në sy edhe të disa skuadrave nga Anglia.
Çmimi i Nagatomos nga Interi vlerësohet 20 milion euro, ndërsa Reali thuhet se mund të ofroj 15 milion euro për të./Indeksonline/