Në vend të një greve "solidarizimi"
Ngjarja e disa ditëve më parë, kur një mjek i QSUT u plagos nga një i sëmurë mendor në vetë ambientet e kësaj qendre, më kujtoi mbi një përvojë, disa vite më parë në universitetin ku unë punoja në atë kohë si lektore me kohë të pjesshme. Një grua e moshës së mesme, e njohur gjerësisht nga komuniteti lokal për personalitetin e saj antisocial, shprehur në një histori episodesh apo bëmash psikotike nga më të padenjat dhe jashtë çdo mundësie për kontroll vetjak, ndodhi të përballej me mua në departamentin ku punoja asokohe. Konflikti që nisi të shprehej pasivisht prej saj përmes një fjalori nga më të ulëtit e shoqërisë, përfundoi në thyerjen e mjeteve mbi tryezë dhe të derës së departamentit. E gjithë kjo skenë përligjej nga zemërimi i gruas se unë nuk kisha të drejtën të vlerësoja negativisht në njërin nga provimet e lëndës sime, një të afërmen e saj, e cila në provimin e parë kishte pasur një performancë pranë hiçit dhe në të dytin nuk ishte paraqitur fare. Do të merrte kohë nëse do të shpjegoja se çfarë përjetova unë në ato momente, por dhe në ditët në vijim, kur edhe denoncimi im në organet përkatëse i aktit të saj dhe kërcënimeve të vazhdueshme, pavarësisht angazhimit të autoriteteve, nuk më kishte ndihmuar as realisht dhe as emocionalisht të përballesha me situatën.
Por nuk është qëllimi im të ndaloj këtu e të shtjelloj këtë prizëm të pasigurisë kolektive që mbart përditshmëria e jetëve tona (duket se në njërën formë apo tjetrën, sërish kolektivisht, ne e kemi bërë gabimin e madh të pranimit të këtij fakti si një të dhënë të patjetërsueshme të peizazhit social shqiptar). Në fakt, synoj të trokas në një tjetër portë! Nëse do të kërkoja ta shënjoja me një emër ankthin tim të asokohe, ai nuk do të quhej ndryshe veçse "vetmi". Por një vetmi shumë larg asaj vetmie të intelektualit (që nga ana e saj mbetet një ndjesi e dëshiruar për t‘u arrirë dhe për të cilën kanë folur që nga filozofët e kohëve antike e deri te studiuesit socialë të kohëve postmoderne). Mbase nuk e teproj të them se është çështje luksi që, në realitetin social që kemi ndërtuar, ta ndiesh veten - qoftë edhe për një moment të shkëputur - në përjetim e sipër të "vetmisë ekzistenciale të intelektualit". Një moment i shkëputur nga vijimësia uniforme, e parrjedhshme dhe e patrazueshme, pra kësisoj e qëndrueshme dhe e pacenueshme, e arratisjes nga pyetjet themelore të dhënies kuptim asaj që jemi dhe bëjmë. Në fakt, a nuk e kemi vënë re, e në mos vënë re, a nuk e kemi pranuar të gjithë varfërinë më të madhe të përpjekjes tonë për t‘i dhënë kuptim jetës dhe vetes?
Por jo, vetmia ime nuk ishte një vetmi "përtej llojit". Ishte një vetmi brenda tij. Kjo sepse njerëz me deformime në konjicion dhe në reagime mund të ketë kudo. Me dëshirë të mirë, pak organizim dhe shumë profesionalizëm, ky do të duhej të ishte një problem i menaxhueshëm për shoqërinë, edhe pse jo gjithmonë i parandalueshëm. Mund të ngre edhe problemin tjetër këtu, se si kishte mundësi që një i huaj i mirënjohur për bëmat e veta psikotike nëpër qytet, të arrijë të ngjitet në katin e dytë të një universiteti, kur aty ka një roje me uniformë të forcave të rendit. E megjithatë, sërish ky fakt nuk do të përbënte problem krahasuar me mosndërhyrjen e këtij ruajtësi të rendit edhe pasi ka dëgjuar zallamahinë një kat më lart. Por ajo që unë nuk kam arritur dot kurrë të pranoja në të gjithë situatën e sipërpërmendur (dhe ende mbetem e gllabëruar nga çudia, dhe ende refuzoj ta pranoj), ishte se si mund të qe reale që një student, i cili punonte prej kohësh në Greqi, të kishte fituar një konkurs dhe të ishte regjistruar me kohë të plotë në një degë në një universitet shqiptar, dhe për më tepër të kishte mbërritur që, pa vonesa, të rrugëtonte në semestrin e dytë të vitit të dytë duke qenë njëkohësisht edhe një i punësuar në Greqi.
Ndaj edhe reagimi i gruas merrte nuanca personalizimi të problemit, kur lënda ime ishte e vetmja që e kishte bllokuar faktikisht këtë proces të rrjedhshëm dhe të pafajshëm shkollimi të emigrantes në Shqipëri. Në fakt, gruaja e kishte përmendur disa herë se isha tepër e re dhe nuk i dija ‘gjërat‘, duke më tundur përpara fytyrës dy diplomat e saj. Dhe çudia vazhdon, sepse ajo zotëronte dy diploma, një si mësuese biokimie dhe një tjetër si juriste, të marra me sistemin korrespondencë rreth fundit të viteve ‘90. Dhe sigurisht, i jepte të drejtën vetes para një të riu, lektor vërtet, por vetëm se me një diplomë në xhep. Dhe mendoj këtu të ndalem e të trokas, ashtu sikundër kam trokitur në ndoca dyer të asokohe, dyer që gjendeshin edhe një kat më lart se kati i dytë. Dhe sërish nuk e di pse më shumë se drejt një zgjidhjeje të situatës, këto biseda shkonin drejt një arsyetimi të pozicionit tim dhe të arsyeve të mia se përse refuzoja me kaq zell t‘i jepja një notë kaluese një studenteje, që nga ana e saj nuk ishte paraqitur fare në provim (??). Dukeshin kaq të dorës së dytë insultimet e gruas para një auditori studentësh, si edhe pasiguria ime e vazhdueshme, sa dukej po kaq pa interes këmbëngulja ime për të mos shkelur një rregull. Në fund të fundit, a nuk mund ta zgjidhja këtë me një të rënë të vetme të lapsit?(!!)
U zgjata ca, e nuk i thashë të gjitha. Fundi i kësaj anekdote ishte tërheqja ime e përkohshme nga mësimdhënia. Kjo ishte zgjidhja ime e varfër mbi situatën ku u mbështeta aktivisht vetëm nga dy kolege të moshës së mesme (mbase është rastësore që personazhet protagoniste këtu i përkasin gjinisë femërore). Gruaja insultuese vijoi të japë mësim në një nga shkollat tetëvjeçare të qytetit dhe megjithëse nuk e kam ndeshur asnjëherë më, nuk e di pse kam ndjesinë se ajo vijon ta ushtrojë ‘profesionin‘ e saj. E vërteta finale ishte se me pavetëdijshmëri, pakujdesi, qëllimshmëri apo frikë dhe arratisje, të gjitha kolektive, kishim kopsitur të gjithë një sistem në mënyrë të tillë që të mos shkoqej me kollajllëk. Një sistem që bashkë e kishim ndërtuar, dhe nga i cili, paradoksalisht, të gjithëve na shkonte shtat. Sigurisht, nuk dua të mbipërgjithësoj dhe kërkoj falje me përunjësi nëse e kam dhënë një përshtypje të tillë. Për atë që hedh dy rreshta në letër, është e lehtë të më kuptojë sesa e vështirë është të qëndrosh brenda dhe jashtë përjetimit tënd njëkohësisht, e aq më shumë ta hedhësh në letër atë përjetim me skicën e përpiktë të një kufiri drejtësie. Dua të them se e kam po kaq të vështirë të lokalizoj e përvijoj fajin dhe fajtorin në këtë mes, sa e kam të vështirë të përjashtoj përgjegjësinë time në këtë zinxhir pjesëmarrjesh ose pranimesh të heshtura.
I shkrova këto për të shpjeguar se përse në këtë vagësi fajesh dhe fajtorësh, e gjej të vështirë të solidarizohem me këtë ‘NE‘ që është njëkohësisht edhe viktimë edhe fajtor, edhe pasojë edhe shkak. Por thonë se varfëria justifikon gjithçka. Justifikon edhe faktin se si intelektualë që vetëquhemi mund të kishim zgjedhur rrugë të tjera për të ndryshuar varfërinë e vetvetes. Për shembull, mund të ishim bërë më shumë protagonistë në zhvillimin e shoqërisë dhe në rritjen e nivelit të saj të jetesës, duke përçuar të vendosur vlerat dhe idealet pa të cilat asnjë shoqëri nuk mund të jetojë. Pra, duke ‘u solidarizuar‘ kundër një përfitimi afatshkurtër e në emër të një përfitimi më shumëdimensional, pavarësisht se më të largët për t‘u arritur. E megjithatë, varfëria thuhet se justifikon gjithçka, edhe konsumimin e vetvetes. Kësisoj ndodhi të ktheheshim në disa qenie autofage, duke konsumuar në emër të egoizmit të sëmurë për një jetë të pasurish, të vetmen gjë që mbronte ekuilibrin tonë në shoqëri: vlerën e vetes dhe vlerat e shoqërisë. Ishte një ekonomisje e keqe e resurseve dhe një ekonomisje e keqe e vetvetes. Dhe sot kur nuk i kemi më këto resurse, e as vetveten, përmes të cilave të përballeshim me të keqen dominuese, i bëjmë thirrje dyfytyrësisë të na nxjerrë nga bataku i mendjelehtësisë. Përpara herbare idealesh të thara të gjendura vetëm se në fleta librash, marrim përsipër të sensibilizojmë mbi rolin që ne, të shkolluarit (mjekët, lektorët e mësuesit, gjykatësit e prokurorët e më tej) kemi në shoqëri. Dhe për më tepër nisim ta besojmë edhe vetë diskursin tonë mbi rolin e madh që po luajmë ne, apo vlerat e mëdha që mbartim. E problemi në këtë rast i faturohet ‘katundarit‘ që nuk ka kapacitet ta kuptojë këtë.
Përtej ironisë (sepse nganjëherë komikes i shkon për shtat ironia), këto frazat e solidarizimeve me ‘hallet dhe pasiguritë që na kanë pllakosur neve ‘intelektualëve‘, më duken sa të shtirura aq edhe imorale. Le ta pranojmë hapur: nuk na shkon për shtat të luajmë rolin e idealistëve në këto koordinata ku kemi mbërritur dhe as që mund të matet solidariteti me kutin që e masim ne (dhe është në fakt kjo injorancë dhe pandjeshmëri kolektive që na jep të drejtën të gjithëve t‘i japim dhe pranojmë fjalëve kuptimin arbitrar). Kjo qasje shtinjake mund të na ndihmojë të bredhim kolektivisht sa nga një botë haluçinante deliresh mbi mirësinë e solidaritetin, te një tjetër botë po aq delirante sa e para, por me një tjetër tematikë, duke na larguar përgjithmonë nga kontakti me veten dhe ndryshimi i vërtetë. Ndaj do t‘i kthehesha edhe njëherë përqasjes sime në fillim të këtij shkrimi mbi "vetminë e intelektualit" që, nëse e arritshme, e vesh këtë të fundit me petkun introspektiv të thellësisë së mendimit, seriozitetit të përjetimit, përgjegjësisë sociale, përunjësisë para të vërtetës dhe forcës për t‘i bërë ballë dyfytyrësisë. Mendoj se një përpjekje e tillë do t‘i vlente më shumë shoqërisë sesa ndoca biçim grevash të thata e pakuptim (e kësisoj pa asnjë lloj impakti), solidarizimesh abstrakte. Do të mjaftonte pak vetmi intelektuale dhe një gjest fisnik për paqtim, sepse asnjë qasje shtinjake nuk mund ta zëvendësojë kurrë një gjest fisnik!