E Diel, 1 Nëntor 2026

Një merimangë me katër sy në veshin e kinezes (FOTO)

Një kineze shkoi në spitalin Changsha me veshin e skuqur. Por mjekët u befasuan kur panë se ajo kishte një merimangë me katër sy në kanalin e veshit.

Si për ti bërë gjërat më keq, doktorët besojnë se merimanga kishte pesë ditë aty.

Për fat të mirë ajo nuk e kishte kruar shumë veshin.

Fillimisht mjekët menduan të përdorin një piskatore për ta hequr merimangën nga aty, por më pas e rimenduan planin pasi ajo mund ta kafshonte pacienten.

Në vend të kësaj ata përdorën një solucion me salinë, që e derdhën në vesh dhe pritën që merimanga të largohej vetë.

Për fat ajo nuk kishte depozituar vezë aty.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›