E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mujota flet për vjedhjen e kasafortës

Për vjedhjen e ndodhur gjatë vikendit të fundit në Ministrinë e Infrastrukturës, ku është thyer një kasafortë brenda zyrës së financave, sot në Kuvend ka folur edhe kreu i ministrisë, Fehmi Mujota.

Ai ka thënë se, është e vërtetë që në ministri ka ndodhur një vjedhje, por nuk është e vërtetë që janë vjedhur mjete financiare e as çeqe me vlerë.

“Një zyrtar i ministrisë, të hënën ka raportuar se në zyrën e tij kanë humbur disa gjëra personale dhe i është thyer kasaforta nga e cila janë vjedhur 15 euro mbushje telefoni dhe diploma origjinale e fakultetit”, ka deklaruar ministri Mujota.

Ai thotë se, nuk bëhet fjalë për një vjedhje skandaloze qysh është raportuar në media, mirëpo për një vjedhje që fatkeqësisht po ndodhin shpesh nëpër Kosovë.

Mujota tha se kanë kërkuar nga autoritetet e rendit që të zbardhin sa më parë këtë rast./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›