E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vështirësi nga sanksionet, Rusia arreston influencerët e rrjeteve sociale dhe i detyron të paguajnë miliona euro taksa

Në vështirësi nga sanksionet, Rusia arreston influencerët e

Lufta në Ukrainë duket se nuk po krijon vështirësi të mëdha ekonomike për presidentin Vladimir Putin dhe Rusinë.

Rusët raportojnë humbje të mëdha trupash dhe municionesh si pasojë e rezistencës ukrainase dhe burimet duket se po shkojnë drejt fundit.

Kjo ka dalë në pah pas nismës së autoriteteve ruse për të gjetur një zgjidhje që maskimizojnë buxhetin e ardhur nga taksat, duke financuar më pas mesa duket edhe ushtrinë.

Tashmë edhe yjet e mediave sociale ruse janë në “shënjestrën” e shtetit, pas një aksioni masiv javën e kaluar që u finalizua me arrestimin e Yelena Blinovskaya, e cila është një figurë mjaft e njohur në Rusi.

Vajza që punon si trajnere personale dhe motivuese, akuzohet për plot 1 milionë rubla apo 12 milionë dollarë në taksa të papaguara.

Ajo nuk është personazhi i vetëm e i njohur i arrestuar nga autoritetet ndërsa shërbimi rus i taksave ka ngritur një department special për rastet e tilla.

Influencerët e rrjeteve sociale ruse akuzohen shpesh për vendosje të pasurive marramendëse përmes formave jo plotësisht të ligjshme si lotari “giveëay” apo shitjen e librave motivues.

Bizneset e bazuara në rrjetet sociale kanë qenë gjithmonë një burim thelbësor i ekonomisë ruse. Pesë vite më parë analistët përllogaritën se tregtia nga kolegët në mediat sociale mund të arrijë deri në 10 miliard dollar.

Ndërkohë që tani të ardhurat e ekonmisë ruse nuk i mbulojnë dot shpenzimet ushtarake të përdorura në Ukrainë, autoritetet tatimore duket se po përdorin arrestimin e blogerëve të famshëm në vend për të frikësuar të përfshirët në këtë sektor dhe për të paguar detyrimin e tyre ndaj shteti.

Megjithatë, ekspertët thonë se kjo nismë mund të ketë për qëllim rritjen e pëlqyeshmërisë ndaj qeverisë së Putinit, duke goditur këta influencerë që shoqëria ruse i sheh shpesh me përçmim duke i trajtuar si “kulakë”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›