Ndryshimi i qendrave të votimit dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Presim mbi 1.6 milionë votues!
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se pritshmëritë për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majit janë të larta. Sipas Celibashit ditën e zgjedhjeve kutive do t’i drejtohen mbi 1.6 milionë votues.
“Nuk mund te jap një parashikim, por pritshmëria është që kjo pjesëmarrje të jetë më e lartë se 1.6 milionë votues. Slogani ynë është Voto që të dëgjohesh. Nëse nuk voton, nuk të dëgjon njeri”- tha Celibashi.
Komisioneri shtetëror për Zgjedhjet e konfirmoi këtë numër, por ai tha se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk ka ndryshime të adresës së vendndodhjes së QV. Ka lëvizje brenda për brenda fraksioneve. Pra, mbetet e njëjta shkollë për shembull, por mund të ndryshojë kati ku ndodhet QV brenda të njëjtës shkollë”, shtoi ai.
Gjithashtu Celibashi tha se ky ndryshim ka ndodhur, pasi listat e votuesve tani hartohen sipas kodit të vendbanimit të votuesit dhe më pas renditen sipas mbiemrit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
