E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar Kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë Deputetë, Para se të filloj të raportoj me përgjegjësinë e Kryeministrit dhe të kryetarit të maxhorancës së vërtetë dhe funksionale qÃ

I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë Deputetë,

Para se të filloj të raportoj me përgjegjësinë e Kryeministrit dhe të kryetarit të maxhorancës së vërtetë dhe funksionale që qeveris vendin në vitin e shtatë, pas krizës së atyre që dolën, më lejoni të theksoj se faktet janë kokëfortë. Fakti që zoti Berisha vazhdon të jetë në këtë sallë dhe jo në Bënçë, fakti që zoti Lesi vazhdon të jetë deputet i këtij Kuvendi dhe fakte të tjera që lidhen dhe me statusin dhe imunitetin e deputetëve të opozitës që sapo dolën janë konfirmimi më i plotë dhe shterues i asaj të vërtete që shkolla politike e maxhorancës nuk bën viktima. Do t'i ftoja deputetët e opozitës, edhe në shembullin e kongresit më të fundit të PS-së, të ndiqnin në mos autoshkollën politike të socialistëve, shëmbullin e tyre në të njëjtat trase europiane në të cilat zhvillohet vendi.

Të nderuar deputetë,

Kam pra privilegjin dhe përgjegjësinë si Kryeministër dhe Kryetar i maxhorancës të paraqes përpara jush dhe gjithë opinionit publik projekt buxhetin e vitit 2004. Ky projekt buxhet nis fazën e miratimit të tij plenar nga Kuvendi, pas shqyrtimit në komisione, vetëm pak ditë pas privatizimit të suksesshëm të Bankës më të madhe në vend, asaj të Kursimeve, me një vlerë që do të thesarizohet në buxhetin e shtetit siç dihet prej 126 milionë dollarë. Kjo është provë që Shqipëria, qeverisja, institucionet dhe ekonomia e saj kanë sensibilitetin e duhur dhe janë larg parametrave apo perceptimeve të ndonjë krize që pretendohet. Përtej efekteve financiare, futja në tregun shqiptar e Reiffeizen Bank, një ndër më të spikaturat në Europë dhe në botë, është një tregues i qartë i progresit të gjithanshëm që Shqipëria ka arritur në procesin e zbatimit të reformave transformuese, të funksionimit të institucioneve dhe shtetit të së drejtës, të hapjes dhe standartizimit të tregut, të rezultateve të pakontestueshme në luftën kundër informalitetit në ekonomi dhe korrupsionit në administrimin publik, si dhe i ecurisë normale të negociatave për asocimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Projekti ushtrimor financiar që Qeveria ka paraqitur dhe që dukshëm është përmirësuar e pasuruar me kontributet e çmuara të të gjithë deputetëve në Komisionet e Kuvendit, në thelb dhe në sintezë është buxheti i përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, përkatësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Tashmë kemi negociuar me sukses më shumë se gjysmën e kapitujve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe reformat e programuara për t'u financuar jo vetëm në buxhetin e vitit 2004, do të jenë konsolidim i mëtejshëm i këtij proçesi drejt nënshkrimit të marrëveshjes. Ato mbështeten nga ky projekt buxhet që kemi paraqitur, i cili garanton ritme të larta zhvillimi dhe integrimi.

Nga kjo pikëpamje, duke vazhduar ta konsiderojmë integrimin euroatlantik të Shqipërisë prioritet kombëtar, ftoj për bashkëpunim në emër të maxhorancës gjithë spektrin progresist politik, deputetët e Kuvendit, përfaqësuesit e shoqërisë civile, deri tek të përndjekurit politikë apo shtresat në nevojë që të bashkojmë kontributet për ta përmbushur sa më shpejt aspiratën mbarëpopullore për integrim, integrim kombëtar dhe integrim europian të Shqipërisë.

Projektbuxheti që po shqyrtojmë ka një orientim thelbësor në drejtim të mbështetjes së proçesit të reformave që forcojnë shtetin ligjor të së drejtës;
Reformat që konsolidojnë më tej institucionet dhe vendosin funksionimin e tyre mbi standartet e administrimit publik të botës moderne ku po integrohemi;
Reformat që thellojnë hapjen e ekonomisë kombëtare ndaj aktorëve dhe faktorëve rajonal e global të tregut;
Reformat që thellojnë që luftojnë informalitetin në ekonomi dhe evazionin fiskal në veçanti;
Reformat që marxhinalizojnë më tej korrupsionin drejt eleminimit të plotë të tij;
Reformat që mbështesin më mirë dhe me politika të qarta e transparente sipërmarrjet e vogla e të mesme;
Reformat që nxisim shtimin e mëtejshëm të eksporteve dhe përmirësojnë strukturën e importeve në favor të investimit prodhues, të makinerive dhe pajisjeve që shtojnë produktin kombëtar dhe aktivizojnë resurset vendase;
Reformave që shtojnë sigurinë e qytetarëve dhe fshatarë shqiptarë, pra të shtetasve si individë dhe të sipërmarrjes si motorr zhvillimi, nëpërmjet intensifikimit të luftës kundër çdo forme të krimit të organizuar apo viktimizimit të shtetasve nëpërmjet trafiqeve.

Risi në këtë projekt ushtrimor financiar 2004 të shtetit është dhe fillimi i zgjidhjeve të mëdha për të gjitha çështjet e trashëguara nga e kaluara, përfshi sidomos atë të kthimit dhe kompensimit të pronave, të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, të sistemimit përfundimtar të familjeve të dëmtuara apo të përmbytura për shkak të ndërtimit të veprave dhe infrastrukturave të mëdha publike dhe veçanërisht adaptimi i një skeme funksionale dhe i shtrirë në kohë i mbështetjes financiare të shtresave dhe njerëzve në nevojë duke ruajtur pa dyshim si prioritet brezin e artë, brezin e tretë, pensionistët e veteranët apo invalidët e punës.

Pa përmbushjen me sukses të këtyre reformave, ambicja për integrim kombëtar e europian do të shndërrohej në demagogji boshe, ndaj ju ftoj të heqim dorë nga interesat apo spekullimet e politikës së ditës apo të grupit dhe të mbështesim me kontribute dhe votë ndërtuese këtë ushtrim buxhetor për zhvillim dhe integrim që kemi paraqitur.

Të nderuar deputetë,

Rritja e PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto) me 6%, kontrolli mbi inflacionin në kufijtë 2 – 4%, mbajtaja e defiçitit të brendshëm buxhetor në nivelet 4.7% të PBB, ulja e dukshme e papunësisë në kufijtë e 10%, rritja e peshës specifike të të ardhurave tatimore e doganore në 27.3% të PBB, borxhi i jashtëm vetëm 27% e PBB që karakterizojnë buxhetin e ri, janë parametra që garantojnë ritme të larta të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të vendit dhe që mbëshjtesin përshpejtimin e mëtejshëm të proçesve të integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Në hartimin e draftit buxhetor që ju kemi paraqitur për miratim janë të përfshira në mënyrë të detajuar vlerësimet, dhe veçanërisht rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë që na asistojnë, veçanërisht të FMN dhe Bankës Botërore.

Me këtë projekt, për herë të parë kemi arritur që buxhetin nacional ta vëmë në funksion të zhvillimeve lokale, duke harmonizuar prioritetet kombëtare të zhvillimit dhe integrimit me ato të qarqeve, bashkive dhe komunave. Investimet publike në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, përkrahje sociale etj, gjithnjë e më mirë po orientohen tek njerëzit në nevojë në të gjithë territorin e Republikës. E thënë ndryshe, maxhoranca qeverisëse po thellon procesin e vënies së shtetit në shërbim të qytetarëve.

Ky buxhet që tashmë ka marrë formë përfundimtare dhe pret miratimin tuaj, qarkullon vetëm 1/3 e Prodhimit të Brendëshëm Bruto, prandaj në hartimin e tij ka pasur prioritet absolut sipërmarrja private, ritmet e saj të konsolidimit, zhvillimit dhe integrimit në tregjet kombëtare, rajonale e globale. Edhe në vitin 2004, për shkak të ecurisë progresive të reformave të institucioneve të shtetit dhe të tregut, investimet publike dhe private, vendase e të huaja do të kalojnë rendin e 1 miliard dollarëve. Kjo shumë do të arrijë në mbi 3 miliard dollarë amerikanë deri në fund të vitit 2005. Afirmoj me kënaqësi se asnjëherë më parë politikat dhe investimet publike nuk kanë qenë kaq të favorshme për zgjerimin e sipërmarrjes private. Nga ana tjetër gjej rastin të ftoj përfaqësuesit e sipërmarrjes të pranojnë një peshë në rritje të kostos së reformave për të përshpejtuar së bashku përfitimin themelor, integrimin me dinjitet dhe potenciale konkuruese në Bashkimin Evropian.

Më lejoni t'ju garantoj në emër të Qeverisë se projektbuxheti që ju kemi paraqitur për miratim është harmonizimi më i mirë i përballimit të nevojave aktuale të zhvillimit me sfidat integruese. Tregues i qartë për këtë prioritet janë shpenzimet e konsiderueshme të destinuara për arsimin e brezit të ri si dhe për formimin profesional të punëkërkuesve sipas nevojave dinamike të tregut.

Ky projekt buxhet, për herë të parë nuk ju paraqitet si një thes të ardhurash dhe shpenzimesh, por është detajuar për çdo destinacion apo projekt, duke rritur kështu transparencën në hartimin dhe zbatimin e tij, e mbi të gjitha duke mundësuar realisht monitorimin e tij nga ligjvënësit, faktorët e interesit dhe taksapaguesit. Edhe për shkak të programimit afatmesëm të zhvillimit ekonomik e social të vendit, buxheti 2004 nuk synon të financojë thjesht objekte, por projekte që me efektet e tyre direkte dhe të tërthorta përshpejtojnë dhe konsolidojnë ritmet e rritjes dhe të mirëqenies.

Me prioritetet e sanksionuara në këtë projekt të ushtrimit financiar të shtetit për vitin 2004, si për pjesën e të ardhurave edhe për shpenzimet apo investimet, ne jemi të bindur se arrijmë të garantojmë një të ardhme të afërt më të mirë për të gjithë shtetasit, për të gjitha rajonet e vendit, për të gjitha shtresat, gjinitë apo grupmoshat, për të gjitha sipërmarrjet, pavarësisht vendushtrimit apo madhësisë së tyre.

Me këtë projekt buxhet ne kemi arritur të harmonizojmë implementimin e të gjitha Strategjive Sektoriale dhe Kombëtare të Zhvillimit me objektivin kryesor kombëtar: integrimin e Shqipërisë në BE dhe NATO.

Njëkohësisht, për shkak të vazhdimësisë së ritmeve të shpejta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike për disa vite me rradhë, Qeveria nëpërmjet mbledhjes dhe përdorimit të të ardhurave publike është e garantuar që edhe gjatë vitit 2004 do arrijë suksese të spikatura në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme nëpërmjet politikave të qarta që zgjerojnë tregjet e kapitaleve, të investimeve dhe të punës, që përmirësojnë strukturën e ekonomisë kombëtare drejt sektorëve të shërbimeve, që rrisin interesin e investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë dhe konsolidojnë bashkëpunimin e sipërmarrjes vendase me atë të huaj. Prandaj ritheksoj se buxheti i vitit 2004 do mbahet mend si Buxheti i Integrimit.

Të nderuar deputetë,

Më lejoni në emër të qeverisë t'ju falenderoj në mënyrë të veçantë për kontributin që keni dhënë në të gjitha etapat e hartimit dhe diskutimit të këtij projektbuxheti. Gjithashtu dua të falenderoj përfaqësuesit e sipërmarrjes vendase e të huaj, përfaqësuesit e sindikatave, ekspertët dhe konsulentët, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që po na asistojnë në gjithë këtë proces transformimesh dhe zhvillimi; FMN, Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian.

Jam i bindur që në traditën e diskutimit të projekt buxheteve, në seancat në vijim të Kuvendit do të dëgjojmë shumë kërkesa dhe kritika nga ana e deputetëve për zonat e tyre elektorale. Duke e konsideruar shqetësimin dhe impenjimin tuaj të natyrshëm përballë detyrimit dhe përgjegjësive kushtetuese, politike, morale e njerëzore që keni për zgjedhësit respektivë, do kërkoja të kuptonit vështirësitë e një Kryeministri apo Qeverisë për të privilegjuar apo diskriminuar secilën nga 100 zonat elektorale jashtë disa standarteve apo parimeve të pranuara nga të gjithë ne, në maxhorancë apo në opozitë, siç janë ato të integrimit në BE. Duhet të gjithë të kuptojmë përfundimisht se rritja e mirëqënies së përgjithshme, konsolidimi dhe zgjerimi i sipërmarrjes private, shtimi i investimeve publike, reduktimi i mëtejshëm i papunësisë, rritja e të ardhurave për punonjësit e sektorëve publik që na shërbejnë të gjithëve etj, është një raport i përcaktuar përfitim – kosto. Qeveria i duhej të vendoste midis nevojës për të ndërtuar sa më parë rrugën Durrës – Kukës – Prishtinë, apo për të ndërtuar në bashkitë dhe komunat e këtij aksi 30 ujësjellësa apo 20 shkolla, apo 50 qëndra shëndetësore etj. Besoj se kemi vendosur bashkarisht, pra edhe me opozitën që rruga Durrës – Kukës – Prishtinë ka prioritet kombëtar dhe rajonal dhe si e tillë kjo e privon Qeverinë nga plotësimi i disa nevojave të tjera, por hap rrugë për një zhvillim të shpejtë të gjithë trevave nga do kalojë ky aks që ka filluar nga ndërtimi. Në këtë këndvësjtrim ky projektbuxhet është edhe projekt i së ardhmes së vendit.

Po ashtu jam i sigurtë se në diskutimet e deputetëve do të kemi rastin të dëgjojmë fjalime apologjike për sipërmarrjen vendase që po i "marrkemi frymën". Qeveria është e detyruar, por dhe e vendosur të luftojë me çdo mjet ligjor evazionin fiskal dhe ekonominë informale. Rezultatet janë të padiskutueshme dhe në favor të sipërmarrjes së lirë e të ndershme, të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme. Qeveria është e detyruar t'i garantojë konsumatorëve shqiptarë produktin apo shërbimin më të mirë dhe më të lirë, pavarësisht çfarë "made" i përket. Nga këto dy aspekte më lejoni të afirmoj qetësisht se do të mbetemi Qeveria e luftës kundër diskriminimit të operatorëve të tregut, po aq sa dhe e mostolerimit të privilegjeve të pamerituara që penalizojnë konsumatorët dhe vetë operatorët ekonomikë. Nga kjo pikëpamje ne nuk jemi duke shpikur, por po zbatojmë me rigorozitet politikat makroekonomike dhe të tregut që kanë rezultuar më të suksesshmet për vendet në zhvillim, strategjitë sektoriale të zhvillimit kombëtar si dhe standartet që na integrojnë sa më shpejt me Bashkimin Evropian dhe tregjet globale.

Të nderuar deputetë,

Programi buxhetor për vitin 2004 mbështetet në një analizë realiste të arritjeve dhe faktoreve që përcaktuan situatën ekonomike dhe sociale të vitit 2003, në rritjen progresive të të ardhurave të buxhetit, në thellimin e reformave, në administrimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, në luftën kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës si dhe në forcimin e kapaciteteve në këto administrata. Shpenzimet publike fokusohen në sektorët prioritare të arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe atij social të cilët përbëjnë 70% të totalit të shpenzimeve të alokuara për sektorët që financohen nga buxheti.

Më lejoni të them se projekti buxheti i paraqitur në Kuvend vazhdon të sigurojë mbështetje financiare për të gjitha prioritetet qeverisëse të mbështetura edhe nga Kuvendi, përmbushja konstante e të cilave lejoi hapjen e negociatave me BE, ka rritur ndjeshëm besimin dhe interesin e investitorëve tepër seriozë ndërkombëtarë, bëri që Shqipëria të eksportojë paqe dhe stabilitet në botë, dhe gradualisht në këto shtatë vjet po e bën vendin tonë një partner të denjë të miqve dhe mbështetësve të zhvillimit tonë.

Ky projektbuxhet i vendosur në një platformë inflacioni të ulët, dhe rritje të disiplinës fiskale na lejon të ecim të sigurtë në shtratin e stabilitetit. Konkretisht projektbuxheti 2004 synon dhe garanton:
Të ardhurat buxhetore planifikohen të arrijnë në 197,4 miliardë lekë me një rritje prej 12,7 % kundrejt vitit 2003, nga ku të ardhurat tatimore, si rezultat i vazhdimit të reformave për të rritur efikasitetin e administratës tatimore, e kombinuar dhe me përpjekjet për eliminimin e evazionit dhe reduktimin e ekonomisë informale, janë programuar në nivelin 170,6 milardë lekë ose 20,74 % e PBB.

Të ardhurat nga administrata tatimore dhe doganore për vitin 2004 janë planifikuar 125,6 miliardë lekë, me një rritje prej 15 miliardë lekë, rritje kjo e barabartë me rritjen e të ardhurave sa dy vitet bashkë (2001 dhe 2002). Duhet theksuar që kjo rritje bazohet në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre administratave nëpërmjet thellimit të reformave dhe jo duke rritur barrën fiskale siç trumpetohet në mënyrë të papërgjegjshme nga pseudo-ekonomiste. Për administratën tatimore reforma do të vazhdojë në drejtim të mbledhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, zgjerimin e informatizimit të sistemit, vazhdimin e diagnostifikimit tërësor të legjislacionit fiskal, përmirësimin e proçedurave të rekrutimit, përmirësimin cilësor të administratës fiskale në drejtim të rritjes së kapaciteteve të saj me theks të veçantë zbatimin profesional të kuadrit ligjor sipas standarteve europiane.

Gjithashtu, edhe administrata doganore krahas realizimit të të ardhurave do t'i kushtojë një vëmendje të rëndësishme edhe reformës në këtë administratë. Do të vazhdohet të punohet në drejtim të marrjes së masave për lehtësimin e aktiviteti komercial, përpunimin e rregulloreve të brendshme mbi lehtësimin, unifikimin e proçedurave dhe formaliteteve doganore me Bashkimin Europian, rritjen e efektivitetit të kontrolleve doganore etj.

Në lidhje me shpenzimet publike, projektbuxheti 2004 propozon rritje të tyre por duke mos lejuar që pesha specifike e borxhit publik të rritet, thënë ndryshe qytetarët dhe sipërmarrësit nuk do ngarkohen me detyrimin për të përballuar një borxh të ri publik. Ky projeksion i shpenzimeve kontribuon në këtë mënyrë si në mbajtjen dhe forcimin e stabilitetit ashtu edhe në alokimin e më shumë burimeve për zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve bazë publike në zbatim të anagazhimeve programore dhe qeverisëse që kemi marrë.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij projektbuxheti është dhe optimizimi dhe racionalizimi i shpenzimeve. Në të janë përfshirë një sërë reformash në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të shpenzimeve publike:

Përgatitja për herë të katërt e Programit Afatmesëm Buxhetor ka rritur cilësinë e programimit dhe familiarizimi i Kuvendit me këtë dokument pune ka sjellë njohjen paraprake të deputetëve me politikat dhe prioritete e Qeverisë për tre vitet e ardhshme duke lehtësuar proçesin vjetor buxhetor.
Në projektbuxhetin e 2004 struktura e fondeve që miratohen nga Parlamenti është më e gjerë. Investimet publike janë paraqitur me projekte dhe do të miratohen në nivel programi, duke rritur kështu transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha agjensive ekzekutuese të buxhetit kundrejt institucioneve të specializuara të kontrollit dhe qytetarëve.
Kompetenca e qeverisë për rialokime të fondeve do të ulet nga 10% në 7% duke rritur më tej kompetencat e Kuvendit në programimin dhe kontrollin buxhetor, gjë e cila shpreh një vullnet të qartë politik të Qeverisë dhe mazhorancës për më shumë transparencë zbatimin e buxhetit si dhe nivelin e rritur të kapaciteteve programuese të administratës.
Mënyra e hartimit dhe prezantimit të projektbuxhetit reflekton edhe eksperiencën më të mirë ndërkombëtare si dhe rekomandimet e FMN, BB, BE etj.

Shpenzimet buxhetore të programuara në projektbuxhetin 2004 janë 239,6 miliardë lekë, e cila korespondon me një rritje prej 30,2 miliardë lekë ose 14,4 % më shumë se i pritshmi i 2003. Parashikimi i shpenzimeve buxhetore është bazuar në ndikimin që do të kenë ato në zhvillimin ekonomik të vendit, synim që shprehet qartë në rritjen e diferencuar midis shpenzimeve korrente me 11% dhe shpenzimeve për investime publike me 25%.

Në total shpenzimet dhe investimet publike pritet të zënë 28% të GDP-së, në një kohë kur Kroacia që ka aplikuar për antarësim të plotë në BE e ka këtë tregues 50% të GDP-së dhe, siç e dini treguesin e GDP-së për frymë rreth 4 herë më të lartë nga ne. Në proçesin e përfarimit për antarësim në BE Shqipëria do të vazhdojë t'u afrohet këtyre treguesve vit pas viti, siç është projektuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik e Shoqëror.

Ne funksion të synimit të realizimit të reformës së plotë arsimore dhe shkencore programi buxhetor i vitit 2004 është i orientuar në arritjen e disa objektivave kryesore si: rritja e numrit të frekuentuesve të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme në të gjithë territorin, thellimi i reformës së arsimit të lartë, i cili ka hyrë në rrugën e strukturimit mbi bazën e deklaratës së Bolonjës, vazhdimi i reformës së kërkimit shkencor dhe veçanërisht në përmirësimin e standartizimin e kurikulave, fillimi i zbatimit të stategjisë komplekse afatmesme dhe afatgjatë për reformimin e sistemit arsimor dhe shkencor. Në decentralizimin e arsimit parauniversitar Bashkia Tiranë do të pilotohet, duke i kaluar kompetenca e investimeve, e cila deri më tani ka qenë kompetence e ministrisë së arsimit. Gjatë vitit 2004 me shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohen të ndërtohen 50 shkolla të reja dhe do të rikonstruktohen 125 të tilla.

Buxheti në rritje i shëndetësisë për 2004 në 19 milardë lekë nga 16,7 miliardë të parashikuar për 2003, pra rreth 17% shpreh vazhdimin dhe plotësimin e politikave mbështetëse për zhvillimin e këtij sektori që qeveria ka nisur që në programimin e PBA 2004-2006. Nëpërmjet buxhetit 2004, vazhdon trajtimi me përparësi i atyre treguesve të shëndetit publik që paraqiten nën nivelin mesatar nëpërmjet riorganizimit të shërbimit parësor dhe zgjerimit të rrjetit të shërbimit në të gjithë teritorin e vendit. Rritje e shpenzimeve për rimbursimin e barnave si rezultat i shumë efekteve: nga ndryshimi së fundmi i masës së mbulimit të pensionistëve 100% të barnave të listës me rreth 200 mln lekë; si dhe ndryshimi i kufizimeve për disa nga barnat e listës etj.

Në infrastrukturë një orientim prioritar ka sistemi rrugor dhe ai hekurudhor, si dhe aviacioni civil. Gjatë vitit 2004 në shpenzimet e buxhetit parashikohen të shpenzohen me fondet e buxhetit rreth 6 miliardë lekë në ndërtim dhe mirëmbajtje rrugësh, si dhe janë programuar të ndërtohen rreth 60 ujësjellesa me një vlerë rreth 470 mln lekë dhe do të realizohen mbi 20 projekte studimi për ndërtimin e ujësjellësave.

Përparësi i është dhënë gjithashtu edhe zhvillimit të turizmit dhe aksesorëve të tij që e bëjnë këtë sektor konkurrues në tregjet rajonale dhe globale, në zgjerimin e hapësirave për vende të reja pune. Zbatimi i politikës për zhvillimin e integruar të turizmit nëpërmjet nxitjes së sipërmarrjes në këtë sektor me të ardhme.

Në bujqësi ndër programet me prioritare janë ato në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, mbështetja për prodhimin bimor, blegtoral, peshkimin dhe agroindustrinë. Karakteristikë në këtë sektor është ruajta e nivelit të investimeve duke angazhuar gjithnjë e më shumë burime të brendshme me një rritje me rreth 11% në krahasim me 2003.

Në drejtim të shpenzimeve për sigurime dhe ndihmës sociale kemi një rritje me rreth 9 % në krahasim me 2003 duke arritur në rreth 500 milionë dollarë. Në këtë drejtim është synuar përmirësimi i metodës së alokimit të fondeve, dhe çka është më e rëndësishmja, deçentralizimi i kësaj skeme në kuadrin e rritjes së kompetencave të pushtetit vendor në bashkëfinancimin dhe administrimin e skemës. Pjesë e rëndësishme e kësaj skeme është edhe mbrojtja e shtresave të varfëra nga domosdoshmëria e kryerjes së reformave në sektorin energjitik në shumën prej 300 mln lekë të parashikuar në këtë projektbuxhet.

Subvencioni i parashikuar në 2004 ruan të njëtin nivel me 2003, por prioritet i është dhënë subvencionimit të çmimit të ujit të pijshëm, ujitjes dhe kullimit, librave shkollorë për arsimin parauniversitar, hekurudhës dhe nxitjes së punësimit duke synuar lehtësimin e barrës së reformave shumëplanëshe për shtresat në nevojë. Subvencioni i energjise elektrike parashikohet 1,7 miliarde leke ose rreth 50% me i ulet nga buxheti i 2003, ulje e cila ka ardhur si rezultat i konjukturave te favorshme si dhe i nje reforme te thelle ne menaxhimin e kesaj korporate, sic edhe e kishim premtuar nje vit me pare.

Persa i perket procesit te decentralizimit rritja e te ardhurave nga biznesi i vogel, zgjerimi i aplikimit te takses mbi token bujqesore dhe mbi te gjitha rritja e te ardhurave vendore ne krahasim me nje vit me pare me rreth 30%, konfirmojne produktet pozitive te se decentralizimit fiskal, cka tregon se vendosmeria jone ne thellimin decentralizimit ka krijuar baza te shendosha qe garantojne ofrimin e sherbimeve publike me kualitative dhe gjithnje e me prane perfituesve direkte te tyre. Pjese e ketij decentralizimi eshte edhe kalimi ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore te nje pjese te ujesjellesave dhe te ndermarjeve te ujesjelles kanalizimeve brenda vitit 2004, si dhe aplikimi i skemave te reja financiare per ndihmen ekonomike nepermjet pilotimit te njesive te qeverisjes vendore.

Dua te sjell ne vemendjen e Kuvendit se ne buxhetin e vitit 2004 na duhet te perballojme edhe nje rritje te ndjeshme te shpenzimeve per pagesat e pricipialit te borxhit te jashtem me rreth 80% me shume se niveli i vitit 2003 ose e barabarte me rreth 50% te shumes se paguar per periudhen 1995 deri ne vitin 2003, te marre se bashku.

Si tregues i shendoshjes se financave publike ne projektbuxhetin 2004 i eshte kushtuar vemendje e vecante edhe borxheve te ndersjellta midis ndermarrjeve publike dhe moslejimit te krijimit te borxheve te reja. Ne kuadrin e vazhdimit te politikes per pastrimin e ketyre llogarive te krijuar pas viteve 90" dhe qe rendonin ne menyre fiktive bilancet e ketyre ndermarrjeve kemi parashikuar nje fond prej 1,6 miliarde leke.

Pjese e rendesishme e politikave tona buxhetore eshte edhe krijimi i nje klime te favorshme te biznesit. Qendrueshmeria e stabilitetit makroekonomik qe promovon ky projektbuxhet, ne perputhje edhe me parashikimet e Bankes se Shqiperise, krijon hapesiren qe kredia per ekonomine gjate vitit 2004 te arrije ne rreth 77 miliard lekë ose 16,5 miliarde leke me shume se viti 2003, tregues ky qe shpreh ekspansionin e qëndrueshëm të sipërmarrjes private, si dhe suksesin e pamohueshëm të politikave dhe reformave të zbatuara nga Qeveria. Në këtë drejtim jemi duke hartuar një plan të plotë veprimi per heqjen e barrierave administrative te investimeve, pjese e te cilit ishin edhe ndryshimet qe u reflektuan ne paketen fiskale qe shoqeron kete buxhet.

Zoti Kryetar i Kuvendit,
Te nderuar kolege deputete,

Dua te falenderoj te gjithe deputetet per pjesemarrjen aktive ne Komisionet e Kuvendit qe diskutuan projektbuxhetin e paraqitur nga Qeveria. Vecanerisht Komisionin e Ekonomi-Finances qe me shume seriozitet bashkerendoi inputet e te gjitha Komisioneve duke i integruar ne nje propozim qe u rakordua me Qeverine mbi disa permiresime te projektbuxhetit duke arritur te rialokoje rreth 1.5 miliarde leke.

Keto rialokime permbledhin:

Rreth 700 milione leke per sektorin prioritar te arsimit;
Rreth 350 milione leke per sektorin e infrastruktures; dhe
Rreth 200 milione leke per sistemin e drejtesise,

te mundesuara nga:

shkurtimi i rreth 600 milione lekeve nga shpenzimet operative dhe investimet e parashikuara te kryheshin nga administrate qendrore duke synuar nje manaxhim me te mire te fondeve publike ne dispozicion;
shkurtimi i rreth 300 milione lekeve nga Fondi Rezerve i Keshillit te Ministrave, c'ka demonstron edhe nje here vullnetin e Qeverise per nje buxhet gjithnje e me prane programimeve realiste e pa rezerva dhe nje menaxhim te kujdesshem konform kritereve standarte te perdorimit te Fondit Rezerve; dhe
rritjen e te ardhurave jo-tatimore me 300 milione leke, dhe rialokime te tjera ne zera te ndryshem te buxhetit.

Pervec kesaj dua te sjell ne vemendjen e Kuvendit edhe skenarin realist dhe pozitiv qe po bashkerendohet me Fondin Monetar Nderkombetar ne muajt qe vijne, per rritjen e shpenzimeve per investime publike me rreth 17 miliarde leke per 18 muajt e ardhshem, si rezultat i privatizimit te suksesshem te Bankes se Kursimeve, dhe bashkepunimit te ngushte te Qeverise dhe strukturave te Bashkimit Europian qe pritet te rezultoje ne nje mbeshtetje buxhetore me rreth 25 milione Euro. Kjo mbeshtetje vjen ne funksion te repektimit te gjithe detyrimeve qe Shqiperia ka me OBT-ne dhe Bashkimin Europian dhe ne funksion te zbutjes se ndikimive fiskale dhe te atyre mbi biznesin vendas per periudhen afatshkurter.

Si perfundim dua te theksoj se:

Permes ketij buxheti ne kerkojme permbushjen e synimeve tona afatgjata per prosperizimin e Shqiperise për ta integruar ate perfundimisht aty ku i takon, ne familjen e madhe europiane. Ne jemi te bindur se zhvillimi i qendrueshem, politikat e matura monetare dhe fiskale, sjellja e performances se administrates ne standartet moderne i japin qytetareve dhe sipermarresve, kontribuesve me te medhenj te zhvillimit, sigurine dhe stabilitetin e nevojshem per te filluar nje biznes te ri apo per te zgjeruar ate ekzistuesin duke rritur fitimin e tyre dhe gjeneruar mireqenie. Ne jemi te bindur se vetem duke ndjekur keto politika zhvillimi dhe duke investuar ne sektoret prioritare kemi mundesine te terheqim progresivisht investime private, vendase dhe te huaja ne Shqiperi. Ne jemi te bindur se vetem keshtu mund te sigurojme nje te ardhme europiane per shqiptaret. Por eshte e rendesishme te kuptojme qe kjo e ardhme ne Bashkimin Europian nuk eshte thjesht nje filozofi e perqafuar nga te gjithe, nuk eshte thjesht nje ceshtje vlerash, por eshte njekohesisht nje kontakt i drejtperdrejte me detyrimet dhe perfitimet qe rrjedhin nga ky proces integrimi.

Te nderuar deputete,

Me lejoni te riperseris ftesen per te gjithe ju, qe te ushtroni kompetencen tuaj per t'u bere pjese e monitorimit te ekzekutivit ne zbatimin e ketij buxheti, nderkohe qe konstatoj me kenaqesi se shoqeria civile, sipermarrja dhe publiku ne pergjithesi e kane rritur rolin e tyre vezhgues dhe konsultues, e vecanerisht monitorues mbi qeverine dhe agjensite e tjera ekzekutuese te buxhetit.

Duke vleresuar se ky buxhet mundeson pikerisht arritjen te gjithe objektivave tona programore dhe integruese, ju ftoj te gjitheve ta votojme se bashku buxhetin e vitit 2004.

Ju faleminderit dhe pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›