Në vitin 1930 SHBA planifikonte luftë me Britaninë

Plani amerikan per te sulmuar interesat britanike
Disa dokumente mjaft interesante, të cilësuar dikur si super-sekret, kanë dalë tani në dritë dhe tregojnë se synimi i Shteteve të Bashkuara në vitin 1930 ishte që të niste luftë me Britaninë. Dokumentet e arkivave tregojnë se armiku kryesor për SHBA në atë kohë ishte Britania. Plani i Kuq quhej plani për të sulmuar interesat britanike në Atlantikun e Veriut dhe në Kanada. Masat ishin marrë të gjitha dhe plani quhej Lufta me Perandorinë e Kuqe- kështu cilësohej Britania prej amerikanëve. Por pak vite më vonë, kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ata u bënë aleatët më të ngushtë.
Në ato vite Britania ishte perandoria më e madhe në botë me flotën më të fuqishme. Por SHBA po rritej ndjeshëm dhe e dinte se kishte vetëm një rrugë për të qenë e para: duke sulmuar më të fuqishmin.