E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, Korpusi i Paqes u mundëson tetraplegjikëve kompjuter për anglishten

Në zyrën e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve të qytetit të Vlorës, kjo kategori të sëmurësh tashmë do të kenë mundësinë e të mësuarit gjuhën angleze dhe të kalojnë orë të tëra në kompjuter sepse aty janë instaluar plot 6 kompjuter dhe kjo falë bashkëpunimit të

kësaj shoqate me vullnetarët e korpusit të paqes. Sipas Hysen Mehmetit, kryetarit të kësaj shoqate, në këtë zyrë janë instaluar tashmë 6 kompjuter dhe çdo ditë, sipas një grafiku të përfunduar, vijnë këtu disa studentë të universitetit Ismail Qemali të degës së gjuhëve të huaja dhe të degës së informatikës që bëjnë mësime në gjuhën angleze dhe në perfeksionimin e kompjuterit për të sëmurët e kësaj kategorie. Në këto zyra ka qenë edhe vetë drejtori i përgjithshëm i korpusit të paqes Hill Denham i cili pasi ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtij projekti është shprehur se të tjera projekte do të ketë në të ardhmen për të sëmurët e kësaj kategorie. Këta të sëmurë janë të privuar nga disa aftësi fizike por ata janë të aftë të jenë të ingranuar në shoqëri për jetën normale dhe kësaj i shërben edhe hapja e këtyre kurseve në zyrat e kësaj dege në qytetin e Vlorës.


V. SAKO

Last Updated on E Hene, 03 Maj 2010 20:15

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›