E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten interesat e larta në tregjet ndërkombëtare, anulohet Eurobondi 400 milionë euro

Berisha: Shqipëria do të dalë në tregun e Eurobondin në një moment tjetër

Anulohet eurobondi për shkak të interesave të larta në tregjet ndërkombëtare. Në ditën që Shqipëria do të kryente transaksionin Londra ishte klasifikuar ne junk status. Kryeministri, Sali Berisha pohoi dje se në periudhën kur ne dolëm në tregjet financiare, ndodhi një gjë e paprecedentë, në dijeninë time, në historinë e tregjeve financiare.

Një vend i eurozonës, fatkeqësisht, të nesërmen e asaj dite që unë isha në Londër u klasifikua në junk status. Ky është statusi më ekstrem në negativitet. Në rast se AA është statusi më pozitiv, junk është fatalitet në klasifikimin e kompanisë Standard and Poors. Nëse më pyesni se a ishte i drejtë ky klasifikim, mendoj se absolutisht jo! Problemi është se klasifikimin e bëjnë ato tre kompani dhe trade-t e kanë veshin dhe mendjen gjithnjë tek ata. Këto janë tre kompani: Moodys, Standard and Poors, Fitch Ratings, pohoi Berisha. Sipas tij dhe atë ditë, borxhin e Greqisë, këto kompani e shpallën junk status që do të thotë në mënyrë të prerë, mos investo. Unë mund tju them se kjo krijoi panik shumë të madh, të paprecedentë, në tregun e euro-s, por nuk jam në gjendje për ta thënë nëse u ka ardhur apo jo zemra investitorëve pas finalizimit të paktës. Kjo sepse, siç e dini, për fat jo të mirë tani janë të përfolura tre ekonomi të mëdha të Evropës. Një gjë është e sigurt, që euro, që nga krijimi i sistemit e deri më sot përjeton periudhën më të vështirë të historisë së saj, por nga ana tjetër, janë dhe ekonomitë më të fuqishme të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera, të cilat, kam bindjen më të madhe, se do të dinë ti japin përgjigje të përshtatshme, pohoi kryeministri. Sipas tij gjithçka që ne kemi bërë, që ta dini ju, e kemi bërë në konsultim të plotë. Për fatin tonë të madh, dy nga bankat më të mëdha sot në botë, J.P. Morgan dhe Deutsche Bank fituan tenderin e hapur ndërkombëtar, ku morë pjesë 15 bankat më të mëdha, për përkujdesjen, për trajtimin e Eurobondeve të Shqipërisë. Sipas Berishës borxhi i Greqisë është i madh, por Greqia është vend me një ekonomi reale. Qeveria greke është angazhuar me reforma serioze, të dhimbshme, të sigurta dhe, së fundmi, aleatët e Greqisë kanë vendosur ta ndihmojnë Greqinë dhe ti japin asaj në tre vjet, në mos gaboj, 120 miliardë euro, nga të cilat 45 vitin e parë bashkë me FMN-në. Qeveria greke i ka pranuar kushtet që rrjedhin për këtë kredi. Nuk e di se si do të jetë tani morali i rënë i investitorëve


Rritja ekonomike
Në kontrast të plotë me ekonomitë e krizës është ekonomia shqiptare, e ka ndjerë krizën por dhe këtë vit ka disa tregues jashtëzakonisht të mirë ekonomikë, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Berisha përmendi faktin se bankat shqiptare, sipas tij janë dje më solidet pasi edhe në kohë krize, arritën të sigurojnë rritjen e kursimeve të tyre. Duke folur më tej mbi ekonominë, Berisha tha se eksportet në muajin prill 2010 u dyfishuan, duke shënuar në vlerë financiare 180 milionë dollarë më tepër se në vitin 2009. Kursimet në banka janë rritur 13.7 %, borxhin publik e gjetëm në masën 70 për qind dhe sot e kemi ulur në 59 për qind, tha Berisha. Ai komentoi edhe krizën ekonomike në Greqi duke u mjaftuar me vlerësimin se pakti mes FMN dhe Greqisë, është pozitiv.


Papunësia
Vendet që për dekada kanë pasur papunësi prej 3-4 për qind, apo papunësi fiziologjike siç quhet, thjeshtë çështje përzgjedhje dhe asgjë tjetër, sot e kanë rreth 10 për qind. Rreth 10 për qind është papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 10 për qind është papunësia në zonën më të mëkëmbur të Evropës, që nuk e ka pasur ndonjëherë, në zonën e Euros. Nuk ka dyshim se ku cunam i madh financiar botëror, u shoqërua me humbjen e miliona e miliona vendeve të punës. Nuk ka dyshim se në këtë situatë botërore, ekonomia shqiptare do të kishte reperkusionet veta, sepse jo vetëm që jemi pjesë, një segment i vogël i ekonomisë globale, por ekonomitë e vendeve të vogla janë të destinuara, të detyruara, të jenë hiperglobale, më globale shumë herë se sa ato të vendeve më të mëdha. Megjithatë dua të them se në kontrast të plotë me ekonomitë në krizë, është ekonomia shqiptare. Them që i ka ndjerë pasojat, por që është mbajtur dhe që rezistoi me një rritje ekonomike, më të madhe në Evropë, gjatë vitit të kaluar. Dhe që gjatë këtij viti ka disa tregues jashtëzakonisht premtues.

Ekspertët për Eurobondin: Vendimi, i detyruar
Vendimin e Qeverisë për të shtyrë emetimin e eurobondit në tregun financiar ndërkombëtar,  ishte e detyruar, por edhe në koherencë  me  kushtet e ligjit të miratuar nga Parlamenti.  Eksperte të ekonomisë shprehen se  kjo  do të thotë përcaktim të një kohë fikse  emetimi, por  dhe  një menaxhim  më të mirë të financave publike. Ekspertët këshillojnë që procesi i emetimit të eurobondit  duhet të presë një  moment më të mirë të tregjeve  financiare. Përsa i takon instrumentave të eurobondit nga qeveria shqiptare është parashikuar shuma e financimit deri në 400 milionë euro, me një  interes  deri në 7.5 % dhe maturim 3- 5 vjet.

Kriza greke, efekte për eurozonën
Deputeti i Partisë Demokratike Selami Xhepa e cilësoi krizën në Greqi si një krizë e eurozonës dhe e institucioneve evropiane. Xhepa theksoi se kriza e Greqisë nuk është vetëm e kësaj qeverie por edhe të institucioneve evropiane të cilat kërkojnë ta vijnë në provë euron. Sipas tij kriza greke nuk do të ketë efekte të rëndësishme në ekonominë shqiptare por do të ketë rënie të remitancat dhe të ardhurat e emigrantëve të cilët jetojnë atje. "Fakti që kemi një shtesë të depozitave në sistemin bankar në vend dhe kemi një rritje të eksporteve kjo do të thotë që kriza greke nuk ka pasur ndikime të mëdha në ekonominë tonë" theksoi Xhepa. Përsa i përket debateve në media se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik Xhepa theksoi se vendi ynë e ka një model të tillë. Sipas tij Shqipëria e ka modelin ekonomik atë të pronës shtetërore dhe private duke shtuar se ky model e ka provuar suksesin e tij gjatë këtyre viteve por nuk mohoi se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

Analiza 4 mujore, 2.6 miliardë lekë u arkëtuan nga eksportet
Më lejoni që tju njoh me eksportet e 4-mujorit, janar-prill të vitit 2010, krahasuar këto me janar prill të viti 2009. Eksportet e prillit 2009, kanë qenë 1 milion e 114 mijë tonë të barabarta të 2.6 miliardë lekë për atë çka është Made in Albania, kurse në prillin 2010, këto eksperte janë rritur në 1 milion e 163 mijë tonë dhe kanë kapur vlerën 7 miliard lekë, nga 2.6 miliardë lekë. Po është e vërtetë se nga këto 7 miliardë, 2 miliardë janë energji elektrike, por është e vërtetë se edhe pa energjinë elektrike, eksportet Made in Albania janë dyfishuar në muajin prill. Në prill të vitit 2010, janë rieksportuar dhe materiale importi 32 mijë e 400 tonë me një vlerë prej 7.5 miliardë lekë, ndërkohë që rieksportet e vitit 2009 kanë qenë 11 mijë e 500 tonë dhe janë 5.2 miliardë lekë, pra ka një shtesë 2.3 miliard lekësh. Në 4-mujor vlera totale e eksporteve nga Shqipëria, për vitin 2010, është 48 miliard lekë; vlera totale e eksporteve nga Shqipëria për vitin 2009, në këtë 4-mujor është gjithsej rreth 30 miliardë lekë. Pra janë afro 180 milionë dollarë më shumë, janë 180 milionë dollarë prodhime më shumë, vende pune më shumë, djersë e derdhur me shumë.

Sistemi bankar i sigurt, kursimet 718 miliardë lekë
Kursimet janë 718 miliardë në totalin e tyre në bankat e këtij vendi, ndërsa kreditë janë 450 miliardë. Në rregullin më të ndershëm dhe më klasik, ky raport duhet të jetë 0.85. Ky raport është 1.6 me sa duket. Për 100 lekë, institucionet financiare morën aventurën piramidë, duke kredituar 300 lekë, nga 85 lekë që duhej të kreditonin. Pra e çuan drejt stratosferës. Në Shqipëri të nderuar deputetë, disponohen 750 miliardë depozita, janë në kredi gjithsej vetëm 450 milia

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›