Ne vrasjen e Edmond Dervishit eshte perdorur vetem nje arme
18 plumbat që qëlluan 47-vjeçarin Edmond Dervishi, janë qitur nga një armë e vetme. Ky ka qenë konkluzioni i ekspertizës së gëzhojave të gjetura në vendngjarje, në Laboratorin Qëndror të Kriminalistikës.
Sipas ndërtimit të skenës së krimit të ndodhur mbrëmjen e të djelës, pranë rrugës Katër Dëshmorët, autori e ka pritur në katin e dytë, një kat posht apartamentit, Dervishin, dhe sapo e ka parë që ngjitej nga kati I parë, ka nisur të qëllojë me armë automatike në drejtim të tij, duke e ndjekur në tentativën e dëshpëruar të 47-vjeçarit, për t’u kthyer dhe dalë nga hyrja e pallatit.
Fishekët e qitura, përdoren edhe nga pistoleta dhe duke parë skemën e lëvizjes së Dervishit, u dyshua se kishte patur të paktën 2 persona me armë që e kishin future në mes dhe kishin qëlluar ndaj 47-vjeçarit.
Rezultati i ekspertizës ka nxjerrë se ekzekutuesi i krimit ka qenë një person i vetëm.
Gëzhojat vazhdojnë të qëndrojnë në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë gjurmësh, në rast se janë future në krëhër nga autori i ngjarjes.
Ky i fundit ka patur informacione të sakta për lëvizjen e Dervishit, pasi e ka pritur të kthehej nga plazhi dhe e ka qëlluar në momentin që ngjitej për në banesë.
Në grupin e hetimit në policinë e Tiranës, pista kryesore është ajo e lidhjes së krimit me vrasjen e të vëllait, Genti Dervishi, 15 vite më parë. Autori I dyshuar i kësaj ngjarje Fatjon Naxhaku, u ekzekutua në vitin 2005, ngjarje e cila pati të arrestuar Domart Konjari, i cili u lirua për mungesë provash.