E Diel, 1 Nëntor 2026

Suzana Varvarica: Si i dixhitalizuam thesaret e Galerisë Kombëtare

Suzana Varvarica prej kohësh është marrë me dixhi talizimin e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Studiuesja e artit rrëfen për "Gazeta Shqiptare" detaje nga puna e saj. 

Sa u takon problematikave, ajo përmend faktin se në disa raste, veprat kanë qenë të shënuara në kartelat e vjetra, siç ne i quajmë sot, ku shumë të dhëna mungojnë, kryesisht viti, dhuruesi apo shitësi, përmasat, një foto jocilësore e veprës në bardhë e zi, si dhe shpeshherë teknika është e gabuar. "Librat themeltarë dhe kartelat e vjetra trashëgohen nga para viteve `90 dhe gjendja e tyre tregoi për mungesën e profesionalizmit në fushat e artit dhe të kulturës administrative. 

Pas viteve 1995 çdo sistem menaxhues, që ka drejtuar Galerinë e ka pasur si precedencë të punës së vet riorganizimin e regjistrimit të veprave dhe më pas të dixhitalizimit të të gjithë fondit të veprave të GKA", -tregon Vararica. 

Sipas saj, dixhitalizimi i një muzeu ndihmon vizitorin virtual dhe i jep informacionin parahyrës të atmosferës së tij, që do të thotë i jep njohuri mbi strukturën e koncepteve vizuale, përfaqësive artistike dhe kohësive historike. Një muze me parametra të tillë i jep artit shqiptar, në këtë rast, njohje dhe dinjitet te palët mosnjohëse dhe afërsi komunikuese me të tjerët.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›